KUKES- Drejtuesit e automjeteve 8+1 të linjës Kukës-Tiranë dhe anasjelltas, kanë protestuar para godinës së prefekturës së qarkut Kukës, kundër konkurrencës së pandershme. Ata ankohen se janë taksapagues të rregullt, dhe lejimi i automjeteve të palicencuara po i çon ata drejt falimentit, ndaj i kërkojnë organeve kompetente të merren masa për normalizimin e kësaj situate.
Prefekti i qarkut të Kukësit, Ramë Hoxha, ka deklaruar se kërkesat e drejtuesve të automjeteve janë të drejta dhe se do të ngrihet një grup pune kundër konkurrencës së pandershme.
Në rrethin e Kukësit janë të licencuara rreth 20 automjete, taksi 8+1, të cilat transportojnë pasagjerë nga Kukësi drejt qyteteve të tjera, ndërkohë që më shumë se 50 automjete të tjera, e ushtrojnë këtë aktivitet në mënyrë të palicencuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com