Konkurrenca, gjoba siguruesve
rritën njëkohësisht tarifat

Konkurrenca, gjoba siguruesve <br />rritën njëkohësisht tarifat
Tetë kompanitë e sigurimit në Shqipëri janë marrë vesh këtë vit midis tyre për të rritur në të njejtën kohë dhe në të njejtën masë çmimin e policave të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorrike. Këtë e ka konstatuar Autortiteti i Konkurrencës, i cili ka vendosur gjoba për secilën prej tyre, duke u nisur nga pjesa që zenë në treg për këtë produkt. Sipas njoftimit zyrtar nga Konkurrenca, "Sigal Uniqa Group Austria" është gjobitur me 22.5 milionë lekë, "Sigma" me 14 milionë lekë, "Intersig" me 12.2 milionë lekë, "Atlantik" me 11.1 milionë lekë, "Albsig" me 9.4 milionë lekë, "Eurosig" me 9.2 milionë lekë, "Interalbanian" me 7.2 milionë lekë dhe "Insig" me 3.3 milionë lekë. Vlera e gjobës për Insig është më e ulët sepse, për periudhën e marrë nën hetim, kjo kompani nuk ka qënë pjesë e marrëveshjes të paktën për njërin nga produktet, sigurimin e mjeteve me kapacitet motorrik deri në 1.600 centimetra kub.
Në përfundim të hetimit të Autoritetit, ka rezultuar se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregun e MTPL-së së brendëshme (sigurimi i detyrueshëm i automjeteve), duke filluar nga data 1 shkurt 2012 deri në datë 16 shkurt, kanë rritur në të njëjtën masë primin e sigurimit për të gjitha klasat e produktit MTPL e brendëshme, gjë që, sipas ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës", përbën një marrëveshje të ndaluar. Rritja ka qenë 40 për qind nga të gjitha kompanitë për mjetet me kapacitet motorrik më pak se 1.600 cenimetra kub.
Por ky veprim është diçka që përsëritet në tregun e sigurimeve. Në një vendim të mëparëshëm, të marsit 2007, i njejti Autoritet kishte arritur në konkluzionin se një marrëveshje e dates 05.04.2005, nënshkruar nga shoqëritë e sigurimit lidhur me krijimin e një subjekti të përbashkët për të administruar "kartonin jeshil", ishte marrëveshje e ndaluar, pasi nëpërmjet kësaj marrëveshjeje shoqëritë fiksonin çmimin dhe ndanin tregun.
Konkurrenca vendosi ndalimin e akt-marrëveshjes së datës 05.04.2005 "Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik", e lidhur nga 8 shoqëri sigurimi: Sigma Sh.a, Sigal Sh.a, Atlantik Sh.a, Intersig Sh.a, Interalbanian Sh.a, Albsig Sh.a, Eurosig sh.a dhe Insig Sh.a, si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun, sëbashku me një gjobë në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive pjesëmarrëse në marrëveshje. Duket se subjektet nuk kanë hequr dorë nga praktikat e marrëveshjes në dëm të klientëve

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur