Konkurrenca, hetim rritjes
abuzive të çmimit të duhanit
Dyshimi se tregtarët kanë abuzuar me çmimin e duhanit e cigareve, duke e rritur atë më shumë se sa u rrit me ligj akciza, ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës, duke hapur procedurën e hetimit paraprak në tregun e duhanit dhe cigareve të paketuara; përfshin periudhën 1 janar 2013-14 janar 2014. Cmimi rezulton më i rritur se ç ishte rritja e akcizës.
TIRANE - Dyshimi se tregtarët kanë abuzuar me çmimin e duhanit e cigareve, duke e rritur atë më shumë se sa u rrit me ligj akciza, ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës. Në një njoftim të tij, ky institucion bëri me dije se ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun përkatës të duhanit dhe cigareve të paketuara. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2013 deri më 14 janar 2014.
SpekulimiSipas Konkurrencës, gjatë muajve të fundit ka patur një shqetësim publik në rritje mbi rritjen e çmimit të duhanit dhe cigareve të paketuara në një masë më të madhe sesa akcizat e rritura(24 lekë bashkë me TVSH) me miratimin e Paketës Fiskale që hyri në fuqi me datë 1 janar 2014. Madje në klientët ka patur një shqetësim se rritja e çmimit të cigareve kishte filluar përpara se të hynte në fuqi paketa fiskale, duke krijuar dyshime për spekulim të pastër.
Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2013, në Shqipëri u importuan rreth 246 ton cigare më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky produkt fillimisht depozitohet nëpër magazina dhe pas një farë periudhe ai del në treg; ky është momenti kur për këtë mall paguhet akciza.
Akciza e duhanit është rritur me 20 lekë në fillim të këtij muaji, pasi aktualisht po tregtohen produktet e importit që në vend kanë hyrë gjatë vitit 2013.
MarrëveshjaNga monitorimi i tregut të duhanit dhe cigareve të paketuara në nivelet e shitjes me shumicë dhe pakicë, rezulton se ka patur rritje të çmimeve thuajse nga të gjithë shoqëritë aktive në tregun përkatës, përpara hyrjes në fuqi të paketës fiskale që ndryshoi akcizën e këtij produkti.
Trasmetimi i akcizës dhe TVSH-së te konsumatori final është i pritshëm për karakteristikat e këtij produkti dhe ndryshimit të barrës fiskale, por Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë nivelin e konkurrencës në treg nëse ka kufizime, shtrembërime apo pengime të konkurrencës si pasojë e sjelljes së një ose disa konkurrentëve në treg në formën e abuzimit të mundshëm me pozitën dominuese(të përbashkët të disa ndërmarrjeve) dhe/ose marrëveshjeve të ndaluara për fiksim të çmimeve.
Shkrimi u publikua sot (10.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.7%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21
-
SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, shkatërrohen vilat e Anthony Hopkins dhe Paris Hikton
10 Janar, 07:13
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46