Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Lindita Milo, u shpreh dje se megjithë detyrimin ligjor, asnjë institucion nuk ka kërkuar mendimin e Autoritetit të Konkurrencës. Gjtë një interviste për mediat, ajo tha se shumë prej koncesioneve të dhëna në vitet e fundit kanë krijuar kosto të konsiderueshme për konsumatorët dhe bizneset, ndërkohë, qeveria nuk po bashkëpunon as për rregullimin e një prej tregjeve më të rëndësishëm, atij të karburanteve. Dhënia e koncesioneve ekskluzive vijon të bëhet pa kërkuar një opinion nga Autoriteti i Konkurrencës, vijon ajo.