Autoriteti i Konkurencës do të rishikojë kontratën konçesionare për prodhimin e pullave fiskale për barnat.“Vendosja e pullave, sjell për publikun një kosto shtesë prej 2.3 lekë për çdo medikament, gjë e cila në këndvështrimin e Autoritetit të Konkurrencës është një barrë e pajustifikuar, për një produkt me ndjeshmëri të lartë siç janë ilaçet”, bën të ditur AK.
Autoriteti i Konkurrencës vë në dukje se në tërësi marrëveshja konçesionare për vendosjen e pullave fiskale me kompaninë “Sicpa Holding”, nënshkruar që në vitin 2012, ka mungesë të qartësisë dhe trasnparencës lidhur me interesin publik.
Për pjesën e barnave, marrëveshja nuk është zbatuar ende dhe vendosja e pullave nuk ka nisur. Por, marrëveshja në fjalë është kundërshtuar ashpër nga biznesi, sepse sillte rritje të kostos së pullës për duhanin dhe pijet alkoolike me rreth katër herë.
Komisioni i Konkurrencës ka kërkuar vlerësimin e Ministrisë së Financave mbi arsyetimin dhe justifikimin ekonomik të koncensionit, për të kuptuar nëse dhënia e një të drejte eskluzive për një operator privat, që është pasuar me rritjen e kostos së biznesit, ka pasur apo jo efekt në qëllimin për të cilin është dhënë koncensioni, rritjen e të ardhurave fiskale dhe luftën ndaj evazionit dhe kontrabandës së produkteve të akcizës.
Ministria e Financave është përgjigjur zyrtarisht se nuk ka nje vleresim ekonomik për koncensionin e dhënë as në fazën paraprake dhe as në momentin e tanishëm. Rrjedhimisht, Autoriteti i Konkurrencës kërkon në vendimin e fundit kryerjen e vlerësimit ekonomik dhe teknik mbi zbatueshmërinë e kushteve të kontratës koncensionare dhe analizën e justifikimit ekonomik të koncensionite.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com