Konkurrenca:Tregu i vajit vegjetal
çmime të rritura artificialisht
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se, në bazë të një ankese mbi rritjen e çmimit të vajit vegjetal në treg, ka hapur procedurë të hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal, pasi ka konstatuar se nga aktorët në treg ka pasur kufizim të konkurrencës, duke rritur artificialisht çmimet e këtij produkti
TIRANE - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se, në bazë të një ankese mbi rritjen e çmimit të vajit vegjetal në treg, ka hapur procedurë të hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal, pasi ka konstatuar se nga aktorët në treg ka pasur kufizim të konkurrencës, duke rritur artificialisht çmimet e këtij produkti. Sjellja e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës.
Sipas monitorimit të tregut të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, oferta për vaj vegjetal në tregun shqiptar sigurohet nga importi i vajit të rafinuar dhe nga prodhimi në vend i vajit vegjetal (rafinimi i vajit të papërpunuar të importuar). Nga analiza e të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave mbi importet e vajit vegjetal ka rezultuar se tregu i importit të vajit vegjetal është shumë i përqëndruar me një tregues HHI prej 2769. Shkalla e përqëndrimit ka ardhur duke u rritur nga 1746 në vitin 2010, në 2406.89 në vitin 2011 dhe në 2769 në 8 tetëmujorin (janar-gusht) 2012. Në tregun e prodhimit të vajit vegjetal operojnë vetëm dy ndërmarrje, “Olim” sh.a dhe “Vajra Bimore” sh.a. Këto dy ndërmarrje importojnë vajin e papërpunuar, të cilin pasi e përpunojnë e hedhin në tregun e shitjes me shumicë. Treguesit e përqendrimit në këtë treg janë shume të lartë për vetë faktin se janë vetëm dy ndërmarrje prodhuese. Gjatë viteve 2011- 2012 vihet re një ndryshim i strukturës së këtij tregu, ku ndërmarrja “Olim” gjatë 8-mujorit (janar-gusht) 2012 arrin në pjesën e tregut që kishte ndërmarrja “Vajra Bimore” në vitin 2011, konkretisht mbi 60% të tregut të prodhimit vendas, si dhe e kundërta, ndërmarrja “Vajra Bimore” gjatë 8-mujorit (janar-gusht) 2012 arrin në pjesën e tregut që kishte ndërmarrja “Olim” në vitin 2011, konkretisht mbi 39% të tregut.
Tregu i shitjes me shumicë përfshin si ofertën nga ndërmarrjet prodhuese ashtu edhe ndërmarrjet importuese të vajit vegjetal. Në këtë treg vihet re një rritje e indeksit të përqëndrimit (nga 1697.34 në vitin 2011, në 1808 për 8-mujorit (janar-gusht) 2012). Gjithashtu në vitin 2012 edhe treguesi CR3 është rritur nga 63 në 68% duke shkuar në të njëjtën linjë me rritjen e HHI.
Nga analiza e çmimeve të paraqitura në ankesë si dhe të rezultuara nga monitorimi u konstatua se: ka marzhe të njëjta të rritjes së çmimit në afate të përafërta kohore; rritja e çmimit njoftohet më përpara në kohë se të ndodhe realisht kjo rritje; është vënë re mungesë oferte për një periudhë të shkurtër dhe furnizimi me çmime të rritura pas kësaj periudhe; rritja e çmimit të vajit vegjetal është reflektuar në tregun e shitjes me pakicë.
Çmimet e shitjes me shumice nuk kanë reflektuar në kohë zbritjet dhe kanë reaguar menjëherë ndaj rritjes së çmimeve të blerjes në tregjet ndërkombëtare.
Sa më lart, sjellja e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës, ka konstatuar Autoriteti.
Periudha e hetimit do të jetë janar-tetor 2012.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13