Aplikimet për programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të zbatohet në 408 shkolla në të gjithë vendin do të jenë të hapura deri më 25 shtator. Regjistrimi i nxënësve mund të kryhet përmes platformës SMIP, ndërsa autoritetet arsimore kanë vënë në dispozicion edhe një video shpjeguese që tregon hap pas hapi procedurën e aplikimit.
Përmes këtij programi, prindërit mund të zgjedhin klubin që i përshtatet më shumë interesave dhe talentit të fëmijës së tyre. Programi synon t'u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për t'u argëtuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre edhe pas përfundimit të orarit mësimor.
Mes aktiviteteve që ofrohen janë “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, muzika, teatri, kërcimi, zejet, artet pamore dhe sporti.









Komente
Komento