Në raportin e “Forumit Ekonomik Botëror” për konkurrueshmërinë, Shqipëria është përmiërsuar me 13 vende.

Në analizën për vitet 2016-2017, Shqipëria është renditur në vendin e 80-të, nga i 93-ti ku gjendej një vit më parë. Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë.

Nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka patur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët sidomos në atë “Arsimi dhe Shëndeti” (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë).

Rritje u shënuan edhe në indikatorët e tjerë si Mjedisi Makroekonomik, Arsimi i Lartë dhe Trajnimet, Zhvillimi i Tregjeve Financiare, Gatishmëria për Teknologjinë, Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurrueshmërisë.

Në këtë raport Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë.

dy.b/shqiptarja.com