World Economic Forum (Forumi Botëror i Ekonomisë) ka publikuar ditën e sotme në portalin e saj në internet, raportin mbi nivelin e aftësisë konkurruese në ekonomi për 144 vende të botës.
Sipas këtij raporti vendi ynë, në lidhje me potencialin e zhvillimt dhe konkurencës në ekonomisë për periudhën 2014-2015, radhitet në vendin e 97 në mes të 144 vende të analizuara nga ekspertët e WEF. E gjendur në fundin e gjysmës së dytë të tabelës ku radhiten të 144 shtetet, Shqipëria lë pas vende si Mongolia dhe Nikaragua. Ndërsa mbi ne, në rradhitjen e përgjithshme, mes 96 vendeve më me prespektivë në progres dhe konkurencë në tregun global radhiten të gjitha vendet e rajonit tonë dhe gjithashtu shtete si Kamboxhia, Vietnami, Taxhikistani dhe Moldavia.
Në hartën virtuale të publikuar nga WEF mund të shihet qartë se si Shqipëria është e “izoluar” nga e tërë Europa dhe vetë vëndet e rajonit, në Ballkan. Ndërsa kur me “mouse” klikojmë në shtete si Kosova apo Bosnja, një tabelë na njofton: “no data aviable” (nuk disponohen të dhëna).
Ky raport për të bërë vlerësimin e saktë të preformancave konkuruese të ekonomisë së 144 vendeve të analizuara është bazuar në sistemin arsimor, infrastrukturën, shëndetësinë, nivelet e inovacionit, sofistikimi/inovacioni i biznesit, institucionet dhe të tjerë faktorë për secilin shtet. Gjithashtu nga ky raport, përtej prespektivës të vendit tonë, u zbulua dhe lista e dhjetë ekonomive më konkurruse të botës, ku vendin e parë e ka siguruar Zvicra.
Zvicra në “top 10” pasohet nga Singapori, SHBA, Finlanda, Gjermania, Japonia, Honk Kongu, Holanda, Britania e Madhe dhe Suedia. Surprizë është fakti se, në përjashtim të Greqisë, të gjitha vendet europiane të përfshira me bujë nga kriza ekonomike e vitit 2008 (si Spanja dhe Irlanda) nga analiza e bërë nga WFE zbulohet se për sezonin e ri ekonomik global 2014-2015, janë shtete që priten të paraqiten mirë në treg.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45