TIRANË - Duke Përfytyruar Sheshet e Reja Të Qytetit", është tema e një gare të hapur ndërkombëtare, e shpallur nga Ministria e Kulturës, duke filluar nga data 15 shtator deri më 12 tetor 2014.
"Pjesëmarrësit janë të ftuar të propozojnë zgjidhje për hapësirat e sheshit Piramida në Tiranë - një vend emblematik, dikur simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri dhe i ditëve pa të ardhme dhe pa identitetit, ku në 20 vite tranzicioni  shumica e periudhave të rëndësishme historike të qytetit i mbivendosen origjinës së regjimit autoritar. Një zgjidhje për bashkëjetesën harmonike të tyre ende nuk është gjetur", thuhet në njoftimin zyrtar.
Sqarohet se ky konkurs është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Kulturës për të riaktivizuar hapësirat fantazëm të të kaluarës komuniste. Konkursi është i hapur për persona fizikë shqiptarë dhe ndërkombëtar, qofshin individë apo grupe prej jo më tepër se 6 personash. Në pjesëmarrje nuk lejohen personat që janë pjesë e juries apo kanë lidhje me promovuesit apo me anëtarët e jurisë./ATSH/