“Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes-Tregoni se jeni kundër dhunës”!
“Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare”në bashkëpunim me Fondacionin "Së Bashku", me mbështetjen e PNUD, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze, organizon konkursin e eseve kushtuar eliminimit në Shqipëri të dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje.
Esetë e përzgjedhura do të publikohen në një përmbledhje në shqip dhe anglisht, ndërsa autorët e tri eseve më të mira do të fitojnë nga një çmim.
Mirëpriten shkrime me mesazhe pozitive,që frymëzojnë përfshirjet ë të gjithë shoqërisë në eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe asaj në familje dhe nxisin debate konstruktive për rrugët e luftës ndaj kësajdukurie të papranueshme.
Pyetje orientuese: Sa mendoj se kanë dryshuar roli që luajnë gratë dhe burrat në shoqërinë dhe familjen shqiptare? A mund të flas unë lirshëm për këtë çështje? Cili është roli im?
Disa kritere për esetë: nga 500 deri në 1000 fjalë,qartësia e mendimit, përqendrimi tek tema,këndvështrimi origjinal, gjuhë e thjeshtë, qasja pozitive.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e grupmoshës 18-25 vjeç dhe të dërgojnë esetë e tyre brenda datës 30 nëntor 2013 në adresën e E-mail-it:[email protected]
Mos harroni të vendosni Emër, Mbiemër (të plotë), moshën dhe fakultetin ku studjoni.
/Shqiptarja.com