WASHINGTON- Nëna e katër fëmijëve, Molly Schuyler, gllabëroi 26 hamburger në 10 minuta në garën e përvitshme nga Z-Burger në Washington D.C. Ajo është gruaja e parë që ka fituar këtë garë duke marrë një çek prej 1500 dollarësh pasi mundi kampionin e vitit të kaluar me vetëm një hamburger më shumë.
Ajo u shpreh se ndihej shumë mirë që fitoi dhe që u tregoi të gjithëve se dhe vajzat mund të hanë, ndonëse ushqimi të shëndosh, është i yndyrshëm dhe i pisët, për të është dhe i shijshëm dhe pikant dhe për këtë nuk i vjen aspak turp.
Në janar Schuyler hëngri 363 krahë pulë në 30 minuta në konkursin e Filadelfias dhe ka konkurruar gjithashtu dhe në shumë gara të tjera me ushqim.
Një garues, konkurrent i mëparshëm i saj shprehet se ajo është e papërmbajtshme dhe se është në gjendje të hajë gjithçka që mund t’i ofrohet pasi ka një shpirt garues shumë insistues.
Ky është viti i gjashtë i zhvillimit të këtij konkursi dhe rekordi ka kaluar nga 20 hamburger në 26 këtë vit. Bashkë me numrin e hamburgerëve të ngrënë ka ndryshuar dhe çmimi i fituesve nga 400 në 1500 dollarë.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO