TIRANE - LIVE Art është i pari Konkurs Pikture i Artit Bashkëkohor në Shqipëri, i cili synon të inkurajojë artistët shqiptarë të moshës 18-35 VJEÇ të shprehen përmes pikturës në temë dhe teknikë tërësisht të lirë. Konkursi organizohet nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, e cila njofton se ka ende kohë për të aplikuar deri me 1 KORRIK 2013.
Artistët amatorë ose profesionistë mund të marrin pjesë në këtë konkurrim vetëm duke dërguar formën e aplikimit me e-mail në adresën: [email protected]. ndërkohë adresa www.liveart.al ofron të gjitha detajet mbi rregullat, kushtet dhe informacionin e plotë mbi konkursin.
Aty artistët mund të gjejnë dhe të shkarkojnë dhe formatet e aplikimit, i cili duhet të përmbajë: foto të pikturës në 2 formate: PDF (min 2 MB) dhe JPG (gjerësia: min. 700 px, min 96-150dpi), kartën e identitetit të pikturës që përmban: titullin e pikturës në shqip ose anglisht, emrin e artistit, datën e krijimit (jo me e hershme se maj 2011), përmasat e pikturës origjinale (min. 80 x 100cm; max. 200 x 200cm) dhe teknikën e përdorur. Po ashtu duhet dërguar CV e artistit bashkë me 5 foto të punëve të tjera të tij dhe deklaratën personale të artistit.
Njoftohet po ashtu edhe vlera e tre çmimeve të këtij Konkursi. ÇMIMI I - 5000 EURO, ÇMIMI II – 3000 EURO dhe ÇMIMI III – 2000 EURO. Pikturat do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare e drejtuar nga ARTAN SHABANI, artist shqiptar, konsulent e kurator arti me experiencë e famë ndërkombëtare.
Anëtarët e tjerë të jurisë janë IVAN QUARONI, kurator i mirënjohur Italian që operon në Milano në artet bashkëkohore dhe ELVIS HOXHA, profesor filozofie, shumë aktiv në jetën mediatike e sociale në Shqipëri.
Në raundin e parë, 25 veprat finaliste do të përzgjidhen vetëm përmes pamjeve dixhitale të fotove të pikturave. Më pas këto punime do të ekspozohen Falas në 5 ekspozitat e planifikuara të çelen me këtë rast në Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Durrës përgjatë muajve Shtator – Dhjetor 2013. Në raundin e dytë Juria, së cilës do i shtohet dhe një anëtar, si përfaqësues i Bankës, do të vlerësojë pikturat origjinale dhe do të shpallë midis tyre 3 Çmimet e para.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com