Konkursi, Ministria e Kulturës
fiton çmimin për ide inovative

Konkursi, Ministria e Kulturës<br />fiton çmimin për ide inovative
TIRANE- Ministria e Kulturës  ka fituar çmimin në konkursin për ide inovative në administratën publike. Konkursi, i cili filloi në fund të muajit maj 2013, mblodhi së bashku ide të reja të më shumë se 200 aplikuesve nga ku dolën fitues 7 projekte inovative dhe kreative, të cilat do të implementohen gjatë muajve në vijim dhe kanë si fokus rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, rritjen e transparencës, thjeshtimin e shërbimeve dhe uljen e kostove.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e GKA-së. Idetë më të mira fituan jo vetëm mundësinë për të bërë realitet projektet e gjithësecilit, por edhe një çmim prej 100,000 lekësh. Një nga çmimet e konkursit ishte dhe aplikacioni MonumentAL, për platformen Android, i cili ka si qëllim prezantimin e të gjitha monumenteve të kulturës në territorin e Shqipërisë. MonumentAL u finalizua nga Aldo Ziflaj, student I UPT në vitin e dytë bachelor (dega inxhinieri informatike), në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

Inovacioni në administratën publike inkurajon forma të reja të angazhimit qytetar, të transparences dhe besueshmërisë. Ky koncept është relativisht i ri në Shqipëri. Shpesh idetë për inovacion vijnë nga vetë qyetatarët, ose biznese që duan të marrin këto shërbime por edhe nga shoqëria civile, apo bota akademike.  Aktiviteti u organizua nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje