Shkolla profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë u vlerësua me dy çmime ndërkombëtare në një konkurs të organizuar në Athinë të Greqisë, në kuadër të projektit BIG ART në fushën e inovacionit, kreativitetit dhe teknologjisë.
Dy grupet përfaqësuese të kësaj shkolle zunë vendin e parë dhe të dytë, ndërsa pjesë e konkursit ishin 3 ekipet më të mira të një qendre profesionale në Athinë dhe 4 grupe të përzgjedhura nga dy universitete izraelite. Drejtori i shkollës "Kolin Gjoka", Bardh Dedgjonaj, u shpreh se ky institucion arsimor ka punuar prej vitesh për të arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.
“Për të arritur te këto dy çmime ndërkombëtare shkolla "Kolin Gjoka" ka punuar prej vitesh. Kemi një staf që punon për këto projekte dhe kemi nxënës jashtëzakonisht të talentuar. ‘Rivalët’ e nxënësëve të shkollës ‘Kolin Gjoka’ nga institucionet universitare dhe kjo na motivon që të punojmë akoma më shumë”, tha Bardh Dedgjonaj, drejtori i shkollës.
Projektet u realizuan përmes teknologjisë së skanimit 3D Matterport, duke krijuar ture virtuale interaktive që shërbejnë si video mësimore inovative për edukimin dhe njëkohësisht për promovimin e bizneseve.
“Ka qenë një punë e madhe e bërë nga nxënësit dhe ne si staf”, tha Jetmir Shtjefni, mësues.
“Ne ishim të përgatitur dhe prezantimi ishte pika jonë më e fortë. Kur juria na bënte pyetjet për skanimet ne ishim gati për të dhënë përgjigjen”, thotë nxënënsi Kejvin Kola.
Komente











Flnderime stafit dhe nxenesve,kate ardhshshme.
Përgjigju