Konkursi për toka bujqësore me qira

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka çelur proçedurat konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 91.8 hektarësh në komunën Libofshë, Fshati Hadaj, Zona Kadastrale 2443. Burime nga dikasteri i Bujqësisë bëjnë të ditur se ky proçes ka nisur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit”. Vlera fillestare e qirasë së tokës është 14.365 lekë/ha/vit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29.10.2014.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati