4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)

Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili u zhvillua sot me praninë e 4 kompanive ndërkombëtare të interesuara për zhvillimin e këtij projekti, sjell një hap më pranë jetësimin e ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM, që do të ndërtohet në Krastë, Elbasan. Fituese u shpall Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”.

Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj dhe do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.

Kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve, e cilësoi këtë garë si një event historik për automotorizmin shqiptar, por edhe për Shqipërinë. Rama tha se ndërtimi i ‘Auto Moto Park Albania’ do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi më të mira për gjeneratën e re. Rama u shpreh se edhe gjërat që dikur mund të dukeshin të pamundura, si përshembull të kishim një garë të 'Formula 1' në Shqipëri, tha se kjo gjë në të ardhmen mund të jetë e mundur.

‘Faleminderit në radhë të parë kompanive që marrin pjesë në këtë event historik për automotorizmin shqiptarë. Por, edhe për Shqipërinë, sepse falë ideve të tyre, projekteve të tyre ne do të përzgjedhim dhe projektin më të mirë, apo që ne do të na duket më i miri, për ti hapur rrugë një epoke të re. Një epoke të re për Elbasanin dhe për Shqipërinë. Për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht. Për ti hapur Shqipërisë një tjetër derë, prej ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hynë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë, për të fuqizuar më tutje imazhin tonë. Nga ana tjetër, ky projekt, i hap rrugë një tjetër frontit të punësimit cilësor të të rinjve. Jo thjesht vetëm vende punë, por vende pune të mirëpaguara. Teknologji e lartë. Padiskutim edhe mundësira të reja, horizonte të reja për gjeneratën e re. S’dua të zgjatem më shumë, dua të falenderoj Gonxhen dhe skuadrën që me frymëzim, pasion, me përkushtim vazhdon të udhëheq me forcën e shembullit, transferimin e punimeve publike në Shqipëri. Shërbimet e Transportit janë në krye të klasifikimit të shërbimeve tona dhe kjo falë këtij përkushtimi, kësaj përgjegjshmëria, këtij frymëzimi. Ky projekt nuk është një kërkesë në përshkrimin e punës së drejtorit të kësaj drejtorie, apo stafit të saj, por është një frut i atij frymëzimi për të cilin fola. Jam i bindur se duke bashkuar të gjitha forcat do ta realizojmë. Jam i bindur që siç shumë gjëra që na dukeni dje të pamundura, tani janë në rrugën që po bëhen të mundura. Edhe ajo çka do dukej krejtësisht e pamundur deri më sot, që në Shqipëri të kishim garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.’- u shpreh Rama.

4 kompani ndërkombëtare, prezantuan projektet e tyre për pistën 5.3 kilometra të gjatë, me një sipërfaqe prej 500 000 m². Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Gara për projektin 'Auto Moto Park Albania', Rama: Konkursin e fitoi kompania e ish pilotit të famshëm të Formula 1

1675456148_3290088269418247071928877554237951046514599n.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se 4 kompanitë që ishin në garë për projektin e ‘Auto Moto Parkut’ në Elbasan duke thënë se të gjitha kishin prezantime mbresëlënëse dhe ishin përgatitur seriozisht. Rama shtoi se konkursi u fitua nga kompania e ish pilotit austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij që është personalitet për nismat në fushën e sigurisë rrugore.

“Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej.

Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga #DPSHTRR për Auto Motoparkun që do të ndërtojmë në Elbasan. Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake. Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.

Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore”, shkroi Rama.

 

Ora 16:35
Gara për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, ja cila kompani shpallet fituese

1675438681_aa.JPG

Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive ‘Auto Moto Park Albania’ në Ebasan është shpallur Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”. Kompania fituese bashkë me 3 të tjera që ishin në garë prezantuan projektet e tyre për pistën 5.3 kilometra të gjatë, me një sipërfaqe prej 500 000 m².

Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs

Studio “STLEA” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “Gjeo Konsult”

Studio “Apex Circuit Design”, në bashkëpunim me studiot “Infra-Plan” dhe HUK-Project

Studio “Dromo” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “NET-GROUP”

 Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”

M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Limeshi: 03/02/2023 19:24

    Ec aty rilindja kur te vi Formula 1 do ham me lug floriri

    Përgjigju
  • Igli: 03/02/2023 19:08

    Investim i duhur per vendin tone

    Përgjigju
  • Eni: 03/02/2023 19:08

    Sa mire qe vendi yne po merr zhvillim

    Përgjigju
  • Greg: 03/02/2023 17:52

    kompania e duhur e fitoi.Bravo per zgjedhjen

    Përgjigju
  • Keli: 03/02/2023 17:46

    Vetem partia me e fuqishme PS di si te sjelli ndryshime te mira per shtetin shqiptar

    Përgjigju
  • Goni: 03/02/2023 17:45

    Goxha investim i mire dhe i duhur per vendin tone

    Përgjigju
  • Rei: 03/02/2023 17:28

    Sa shume projekte te reja po sillni ne Shqiperi,bravo.

    Përgjigju
  • Klajdi: 03/02/2023 17:23

    Super projekt,bravo per punen qe beni do sjelli shume zhvillim.

    Përgjigju
  • hektor: 03/02/2023 11:37

    Ky eshte nje investim shum i kote....

    Përgjigju
  • Bobi: 03/02/2023 10:46

    Elbasani im i dashur ka mbaruar pune o Ramadon.Me vjen keq kur e shoh ne ate gjendje.Me kujton Rrogozhinen e kohes partise.Shume pak njerez sheh ne qarkullim dhe ato flasin me vehte.E ke cuar gjendjen e njerezve qe c'te te them.Vetem te papune dhe njerez qe rremojne kazanet e plehrave.Cdo gje kontrollohet nga nje plak qe po vdes me parkinson turkoshak dhe grupi i zjarrit te cilet i perdor ne fushatat elektorale.Ky kuklla e bashkise eshte kot.Plasen duke e goditur ne zyre e kane bere si thes boksi.Kush boksier do te bej stervitje le te vij se e mban grushtin kryebashkiaku.Mjere ky popull.Po perderisa vota e njerezve te ndershem barazohet me voten e atij qe ja blejne me 20 000 lek te vjetra keshtu do vazhdoj.Kane disa muaj me lista patronazhistet qe kane filluar blerjet.Kot thone keta qe bosi i Chelseat beri blerjet me te bujshme keto te PS ia kalojne ku e ku.Ne elbasan mizerja,papunsia dhe fukaralleku eshte ulur kembe e kryq

    Përgjigju
    • Olsi: 03/02/2023 13:17

      Te lumte. E ke pershkruar realitetin e trishte te Elbasanit 100% sakte. Eshte shnderruar ne qytet pensionistesh pasi nuk te ofron asnje mundesi.

    • ceni: 03/02/2023 11:17

      Fukaralluk = Maskaralluk thoshin pleqte. Edhe Rama kete po ben coje ne fund popullin dhe pastaj me leke bleji votat.Te gjithe te fortet i kenaq me tendera dhe vende pune se i duhen ne fushate.Shikoni vetem keto 2 muaj sa jane shtuar njerezit qe marrin perkrahje apo kemp kot. Eshte fushate dhe ndryshe nuk i dilet.Fajin e kishte SAliu...Ok ne.Pastaj fajin e kishte tepsia.... Me jepni timonin...Ok ne.Tani kur ke gjithcka me tepsi me kusi me legena dhe kova kush e ka fajin o Ramazon?

  • Delirant: 03/02/2023 10:25

    Delirant asgje tjeter, rruga kryesore Shkoder - Tirane eshte formula 1 e qeverisjes tende... 94km per 3 ore... Je delirant asgje tjeter

    Përgjigju
    • Mira: 03/02/2023 15:04

      Shkodra kryeqyteti i veriut, eshte krim mos te mendosh per shkodren, as projekte, as ndertime, te pakten nje rruge duhet ta beje qeveria

    • A. N.: 03/02/2023 13:18

      Shume mire e the sepse eshte turp qe ne 2023 nuk ka akoma nje autostrade qe lidh veriun me jugun.

  • titi: 03/02/2023 10:17

    uroj te kemi shume e me shjme investitore serioz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët