Drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato inspektoi paraditen e sotme punimet emergjente në segmentin e kthesës së Kasharit në Rinas, në Kryqëzimin ndërmjet Laknasit dhe Domjes, një segment problematik për qytetarët dhe mjetet që qarkullojnë, i cili ka shkaktuar ndër vite aksidente.

Për të evidentuar problematikat, që ka pasur për shkak të rrezikshmërisë që ky kryqëzim sjell, kanë filluar punimet emergjente për përmirësimin e sigurisë rrugore në degëzimin e Laknasit dhe Domjes dhe në kryqëzimin e Laknasit - Segmenti rrugor Kashar-Rinas.

Drejtoresha theksoi se është realizuar faza e parë e punimeve emergjente në këto katër javë duke garantuar një sinjalistikë vertikale dhe horizonate, që i jep siguri rrugore të gjitha mjeteve dhe është gati për t’u implementuar një projekt i qëndrueshëm, i cili rregullon gjeometrinë e rrugës përmes një rrethrrotullimi, që disiplinon të gjithë qarkullimin në këtë aks.

Punimet e emergjencës për sigurinë rrugore përfshijnë :

• Vendosje Sinjalistike

• Pengues me efekt akustik

• Pulsant rreziku te verdhe

• Delineator fleksibël

• Shenja tranvesale ose specifike

• Vijëzim rrugor