Konsorciumi AXOS, 277 milionë
euro oferta për PTK-në

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës ka shpallur ofertën financiare të kompaninë gjermane "AXOS- capital", në konsorcium me “Najafi Companies LLC” dhe me partnerët e saj, si ofertën më të mirë për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Ky konsorcium ka ofruar 277 milionë euro për PTK-në. "Axos Capital Partners" është shoqëri aksionare investuese e investitorëve ndërkombëtarë të teknologjisë dhe telekomit. "Axos Capital" është me bazë në Hamburg të Gjermanisë.

"Najafi Companies LLC" është një firmë private ndërkombëtare e investimeve me bazë në Arizona të SHBA-së.

"Najafi Compnies LLC" ka investime në sektorët e medias, teknologjisë, energjisë, në industri dhe pasuri të patundshme në SHBA, në Evropë dhe vende të tjera të botës.

Komiteti për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës pritet të hapë sot ofertat financiare të dy konkurrentëve për privatizim të 75 për qind të aksioneve të Valës dhe Telekomit të Kosovës.

“Në orën 13:30 do të bëhet hapja e ofertave financiare. Hapja e ofertave do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në televizion”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë Gëzim Baxhaku, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në garë për privatizimin e shumicës së aksioneve të PTK-së janë dy kompani. Kompania gjermane “AXOS- capital”, në konsorcium me “Najafi Companies LLC”, dhe me partnerët e saj “British Telecom” dhe “Telecom Italia”, si dhe kompania libaneze “M1 International” pjesë e “M1 Group”.

Ofertat për privatizimin e PTK-së janë dorëzuar më 3 prill.

Kjo është hera e dytë që Qeveria e Kosovës po tenton të privatizojë PTK-në.

Nga fillimi i procesit të privatizimit të saj, në vitin 2009, e deri më tani, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar afër 8 milionë euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjikë.

Privatizimi i PTK-se është kundërshtuar nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Marrë nga Bota Sot
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Bardhi: Ulja me 1 lek e energjisë elektrike tallje me qytetarët dhe për qëllime elektorale! Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut, çmimi më i shtrenjtë në rajon

Bardhi: Ulja me 1 lek e energjisë elektrike tallje me qytetarët dhe për qëllime elektorale! Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut, çmimi më i shtrenjtë në rajon