Konspiracioni shqiptar për vizitën Tiranë-Ankara-Athinë

Konspiracioni shqiptar për vizitën Tiranë-Ankara-Athinë

Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama

Pas një vizite tri ditore Tiranë-Ankara-Athinë, ndaj Edi Ramës kanë ndryshuar akuzat. Në fakt ato ndryshojnë vazhdimisht, sa i përket raporteve me fqinjët dhe rajonin.

E fundit ishte më interesante. Edi Rama fillimisht u akuzua si vasal i Erdoganit, për shkak të pritjes me protokoll të nivelit më të lartë në Turqi, dhe u shtuan dyshimet se “Sulltani” nuk e respekton kot. Ky me siguri i ka shitur diçka atij. Pra doli akuza që Rama ka shitur Shqipërinë tek Turqia.

I vetmi që u zemërua nga pritja në sens të kundërt ishte Lubonja, i cili nuk duron dot fare ndonjë shenjë respekti për Ramën, dhe zbuloi se Erdogani nuk ka respekt për Ramën, por e bën këtë se Rama ka shitur agjentët e FETO-s tek Erdogani.

Pastaj ditën e dytë doli akuza tjetër që ky ka shkuar në Ankara si i dërguar i grekëve, për të bindur Erdoganin të pranojë dhe ai kufirin detar. Pra doli akuza që ky po shiste Turqinë tek Greqia.

Ditën e tretë, pra sot, kur shkoi në Athinë dhe drekoi me kryeministrin Micotaqis, ka dalë akuza që ky ka spiunuar tek grekët Erdoganin. Pra ky ka shitur Turqinë tek Greqia. Këtu pastaj është dhe ajo akuza, që bashkë me Turqinë ka shitur dhe Shqipërinë tek Greqia.

Pra brenda tri ditësh, ne e kemi Edi Ramën agjent të Erdoganit, të besuar të tij, pastaj të besuar të grekëve dhe tradhtar të Erdoganit. Dhe si gjithmonë, tradhtar të Shqipërisë.

Në fakt, e gjitha çfarë ka bërë Edi Rama këto tri ditë, është ajo që bën gjithnjë një kryeministër shqiptar, i cili ruan balancat në raportet tradicionalisht të mira me Turqinë dhe raportet miqësore me Greqinë.

Me këtë të fundit, ai ja ka dalë sa herë ka vendosur raporte personale me kryeministrat. Me Ciprasin vonoi të vendoste raporte personale dhe për dy vitet e para raportet ishin të ngrira për shkak se u lanë në duar amatore.

Pas vendosjes së kontakteve direkte me Cipras, situata u ç’tensionua, duke eleminuar spekulantët që hynin në mes, sidomos ata që për të rrëmbyer një copë tokë në Himarë, ngrejnë botën në këmbë.

E njëjta gjë ndodh dhe me kryeministrin Micotaqis. Raportet e drejtëpërdrejta krijojnë më shumë besim dhe siguri për të eleminuar spekulimet që përdoren kur duan të krijohen kriza.

Tani as Turqia, as Greqia nuk kanë ndonjë problem në raportet me Tiranën zyrtare. I vetmi problem që pret zgjidhje, është sa ta ndajë mendjen opozita në Tiranë, nëse këto raportet e mira, janë se Rama ka shitur Shqipërinë tek Turqia, e ka shitur Shqipërinë tek Greqia, e ka shitur Turqinë tek Greqia, apo ka shitur Greqinë tek Turqia.

Sa të zgjidhet kjo çështje, pastaj do kemi një panoramë më të qartë mbi këtë vizitë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 09/01/2021 15:10

    O merogëlbaza,na thuaj pak sa etike,diplomatike, morale dhe protokollare eshte vizita e "gjiganditrilindas" ne zyren e ministrit te jashtem grek....?????

    Përgjigju
  • ret: 09/01/2021 14:23

    nje gje esht e sigurt, ed rama esht legen dhe e komandon gruaja

    Përgjigju
  • Transparenca: 09/01/2021 12:14

    Mero djali, kur nuk ka transparence, i lihet vend gjithmone fantazise, dhe zakonisht njerezit mendojne me te keqen. Ndaj nuk kane faje njerezit qe mendojne lloj lloj variantesh, fajin e ka Rama qe nuk ben transparence.

    Përgjigju
    • Bureto: 09/01/2021 19:20

      Ç'do me thene transparence?! Qe krieministri jo vetem Rama por cilido ne bote, duhet te beje publike bisedimet politike dhe diplomatike qe behen kofidencialisht dhe koke me koke? Kurre nuk ka mndodhur. Ata bien dakord qe ato qe duhen per publikun i bejne transparente ne ato qe se bashku bejne ne konferencat e shtypit dhe aty mbaron çdo gje. Kur eshte fjala per vendimarrje rreth atyre qe bien dakord secili vend (qeveria) e tij Raporton se parin ne KM dhe per ato qe kerkojne te kthehen ne ligj se pari diskutohen ne komisionet parlamentare ku merr pjese dhe opozita, ne disa raste edhe media dhe ne fund behet diskutimi dhe miratimi ose jo ne seance plenarene Kuvend Aty behe debat i hapur dhe jane opozitat ato qe zbulojne ato qe kryeministri do donte t'i fshihte, dhe njeherazi nepermjet ketij debati informohet dhe publiku, e keshtu me rradhe. Kjo eshte rruga emokratike. Diskutimte sekrete nese ka te tilla, mbeten sekrete sipas ligjeve ne fuqi dhe behen publike vetem kur hapen arkivat. Edhe nje here ne kete rast, çfare kerkojme te dime nepermjet transparences se munguar nga kryeministri, qe ne, publiku e ka merak? Qe Rama shiti detin?! Dhe nese e ka bere kete do te na i thote neve se sa, e si ishte pazari??!

  • Eri: 09/01/2021 09:42

    Greqia dhe Turqia megjithese konfliktet dhe mosmarreveshjet midis tyre bashkohen ne qendrimin dhe ziline e tyre qe Italia te mos shtrihet dhe te nderhyje ne Shqiperi. Fakti i krijimit te komisionit ekonomik nderqeveritar midis Italise dhe Shqiperise i terboi fare dhe i la pagjume antishqiptaret ne Stamboll dhe Athine.Rama eshte vene ne sherbim te tyre dhe kjo shpjegon prirjen anti-italiane te qeverisjes se tij, qe me debimin e Agon channel dhe prishjen e Teatrit deri ne sabotimin e cdo investimi dhe bashkepunimi italin ne Shqiperi.Shqiperi

    Përgjigju
  • LORA: 08/01/2021 21:12

    Kjo vizite ne Ankarane dhe Athinen zyrtare eshte e sukses-shme, per nivelin e mardhenieve reciproke dhe garante per nje ardhmeri te permiresuar me to.Ky eshte nje fakt,transparent per cdo njeri normal,me logjike normale.Ky realitet eshte shume pozitiv per Shtetin e Shqiptarve. Kujt i plasi per c'ekuilibrimet e babale-rrugoreve te integrum ?

    Përgjigju
    • realisti: 09/01/2021 18:19

      aty ku mungon transparenca ka pisllek..llogjike e thjeshte kjo.dicka jo e mire per vendin por jo per personin e quajur Edi rama dhe grupin e tij te quajtur rilindja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore