S'ruanin distancën mes punonjësve, kapen në shkelje 24 biznese fason e call center! 83 e ndërprenë punën

TIRANË - 24 biznese fasonë dhe call center, ku ishin të punësuar mbi 2 mijë e 800 persona në total, kanë shkelur rregullat si masë parandaluese ndaj COVID-19 për punonjësit e tyre, dhe janë mbyllur pas kontrolleve të kryera në terren nga Inspektorati i Punës. Ata do të rihapen vetëm kur të zbatojnë të gjitha masat, dhe nëse pas rihapjes, kapen sërish me shkelje, do u pezullohet aktiviteti.

Ditën e sotme Inspektorati i Punës ka kontrolluar 142 subjekte,  kryesisht nëpër Fasoneri dhe Call-center, për të parë nëse këta subjekte ekonomik po zbatojnë masat e posaçme, të ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë.

Nga subjektet e kontrolluar 91 subjekte fason, 26 subjekte që ushtrojnë aktivitet call center dhe 25 subjekte të tjera kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte.

Gjatë inspektimeve janë identifikuar 9653 punonjës prezent në punë, ku 24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Ndërkohë vlen të theksohet se subjekte të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa 83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës.

Sakaq në 59 subjekte ku është ushtruar kontroll është konstatuar se 35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit duke siguruar, dezinfektimin e ambientit nga institucione apo subjekte të licensuara, vënien në dispozicion të mjete mbrojtëse për punonjësit (si doreza, maska ), si dhe respektonin distancën e sigurisë mes punonjësve.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arenca: 15/03/2020 16:05

    PO SHKOI NJERIU NE PUNE ,,,,do infektohet se s'ben,,,keshtu qe eshte me mire qe te mos shkoje asnje ne pune per 1 muaj te pakten,,,,ndryshe numri I te prekurve nga korona do shtohet dhe nuk do kemi krevate per ti shtruar….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun