Konstitucionalistët: Mandatin
e deputetit s'e zgjidh Gjykata

Konstitucionalistët: Mandatin<br />e deputetit s'e zgjidh Gjykata
TIRANË – Ekspertët e Kushtetutës dhe të ligjeve shqiptare shohin me skeptiocizëm debatin e lindur së fundmi mes socialistëve dhe demokratëve për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste pas dorëheqjes së Rudina Seserit.
Disa prej hartuesve të Kushtetutës, të kontaktuar nga Shqiptarja.com shprehen se nuk ka asnjë argument ligjor mbi të cilin socialistët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese apo cdo gjykate tjetër në vend, lidhur me mandatin që sipas ta majtëve po mbahet peng nga demokratët në Kuvend, në prag të zgjedhjes së presidentit të ri.
Ata saktësojnë se handikapin e zgjidh më së miri Kodi Zgjedhor, i cili ligjëron se në rast të dorëheqjes së deputetit mandatin e tij e merr kandidati i rradhës në listën e procesit më të fundit zgjedhor në Shqipëri.
Kësisoj, konstitucionalistët shprehen se debati i fundit ka vetëm konjotacion politik e nuk ka baza ligjore për zvarritjen e zëvendësimit të mandatit të ish deputetes Seseri.

BERISHA DJE
Kryeministri akuzoi kreun e PS-së se po mashtron kur thotë se PD kërkon të mbajë peng mandatin e lënë nga ish-deputetja socialiste, Rudina Seseri. Berisha tha sot në mbledhjen e grupit PD se Rama e ka të qartë se mandate nuk mund të vidhet, por është taktikë e tij për të fituar kapital politik dhe për të larguar aleatët të cilët deri tani i ka mbajtur me mashtrime.
Sulmi i kreut të mazhorancës shkoi më tej duke thënë se Rama enkas nuk ka respektuar afatet e ligjit duke mos dërguar një cështje të tillë të rëndësishme në gjykatën e Apelit, duke i kujtuar padinë që kreu socialist i kishte bërë atij në gjykatë.

"Të bësh akuza absurde nuk fiton kapital politik dhe nuk mashtron njeri. Zoti Bardhi paraqiti dorëheqjen por tani është me dy mandate. Sërish shteti ligjor ka mekanizmat e tij. Zoti Edi Rama që një e dy padit kryeministrin për interesa personale, duhej t’i drejtohej gjykatës. Ne kemi një Gjykatë Apeli që trajton cdo lloj cështje që ka të bëjë me mandatimin. Qëllimisht lanë të digjen të gjitha afatet dhe kërkojnë të bëjnë gjykatës komisionin e Rregullores së Parlamentit. Kjo mazhorancë është e detyruar të respektojë ligjet e vendit.


RAMA: NUK SHKOJMË NË GJYKATË
Kryetari i PS, Edi Rama në një dalje të posacme për median ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha se po mban peng mandatin e deputetit të ri të socialistëve.
Apelit konfirmohet si shpërdorues i pushtetit .
“Ai rikonfirmon edhe një herë krimet elektorale të kryera hapturazi, ndërsa pëdor justifikime për të thënë më pas se po më bllokon opozita. Kryeministri ka dështuar me qeverisjen e vendit me integrimin europian dhe tani më edhe justifikimet i ranë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq”, e mbylli deklaratën e tij kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit