Konstituimi i Kuvendit, 'peng' i
presidentit Thaçi, PAN pa vota

Konstituimi i Kuvendit, 'peng' i<br />presidentit Thaçi, PAN pa vota
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i sigurt se do të bëhet as më 28 korrik, ashtu siç kishin paralajmëruar nga koalicioni PAN ditë më parë. Arsyeja është mossigurimi i votave të nevojshme nga ky koalicion. E gjithë këtë zvarritje sipas “Vetëvendosjes” dhe koalicionit LAA po e mundëson presidenti Thaçi

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit.  

Ndërkohë, deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën. Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë.

E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. “Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai./Indeksonline

e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli