Strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 6 maj, kanë konstituuar të mërkurën kuvendet komunale të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Për kryetar të KK-së në Zveçan është zgjedhur Momqillo Gvozdiq, ndërsa në Zubin Potok Stevan Bozhoviq.
Gvozdiq pas mbledhjes ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve qeveritarë nga Beogradi se Qeveria e Serbisë nuk do t’i pranojë zgjedhjet lokale në veri dhe se do të caktojë udhëheqësi të përkohshme në këto dy komuna.
“Një gjë e tillë do të nënkuptonte përfundimisht shuarjen e institucioneve serbe në këto hapësira”, ka thënë Bozhoviq.
Ndërkaq, i ashtuquajturi kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Bozhoviq, ka thënë se vendimi për masa të jashtëzakonshme dhe të përkohshme nga ana e Beogradit, do të ishte antikushtetues.
“Deri tani, askush nuk na ka informuar se do të zbatojë Këshilla të përkohshme dhe as koordinatorë në këto dy komuna, andaj nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë një vendim i tillë do të jetë politik dhe jo ligjor, sepse ne zgjedhjet i kemi organizuar në mënyrë ligjore”, ka thënë Bozhoviq.
Përkundër kërcënimeve nga Prishtina dhe kundërshtimit të Beogradit që të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, serbët e komunave të sipërpërmendura e bënë të veten.
Miodrag Andriç, nënkryetari i tashëm ilegal i Zubin Potokut, thotë se “ndonëse nga Beogradi përmendet shpërbërja e kuvendeve komunale në Kosovë dhe krijimi i disa këshillave komunalë, ne jemi të sigurt se kjo nuk do të ndodhë dhe se nuk do të shkelet vullneti i popullit në Zveçan dhe Zubin Potok”.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com