Konstituohet Këshilli i Shoqërisë
Civile, Klosi:Ruajtëm barazinë gjinore

Konstituohet Këshilli i Shoqërisë<br />Civile, Klosi:Ruajtëm barazinë gjinore
Konstituohet këshilli kombëtar i Shoqërisë Civile.  Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mblodhi për herë të parë këtë këshill ku sqaroi edhe një herë qëllimin e tij si dhe detyrimet që ky institucion do të ketë.

"Në çdo aspekt të ndërtimit të kësaj strategjie të re për mirëqenien sociale në çdo aspekt të saj, puna kontributi, eksperienca, puna e përditshme që bëjnë shumë përfaqësues të Shoqërisë Civile janë thelbi edhe idetë që ne kemi marrë për ta ndërtuar atë. Kjo na mundëson ne si qeveri të marrim një rol më të madh politik bërë por natyrisht do të kërkojmë gjithnjë e më shumë që këto shërbime që ofrohen të jenë në përputhje me këto strategji", u shpreh Klosi.
 
Këshilli përbëhet nga 27 anëtarë nga këta 13 janë përfaqësues të institucioneve publike dhe 13 përfaqsues të organizatave jo qeveritare po ashtu  është përfaqësues i komunitetit të biznesit që është anëtar i Këshillit ekonomik Kombëtar.

"Për përfaqësinë gjinore janë marrë hapa konkretë duke qenë të kujdesshëm që pëgjatë gjithë procesit të respektojmë parimin e përfaqësisë gjinore, që do të thotë në rast se kandidati i parë do të ishte i gjinisë mashkullore, dhe i katërti i votuar të jetë mashkull po ashtu, kandidatet femër kanë marrë gjithmonë prioritet duke pasur mundësinë që edhe në këtë Këshill nga 13 përfaqësues të shoqërisë civile, 6 janë vajza dhe gra duke dëshmuar se sa e rëndësishme që është për shoqërinë shqiptare për të gjithë politikat që ne ngremë barazia gjinore", tha Klosi. 

Ministri Klosi, deklaroi se edhe në këtë Këshill është treguar kujdes i veçantë për sa i përket numrave për barazinë gjinore.
 
Për krijimin e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile organizatat jo qeveritare nga 12 qarqe votuan për ngritjen e këtij këshilli, ku konkretisht kanë qenë  1141 votues online.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi