TIRANE- Çfarë e bën të veçantë muajin Prill në vëmendjen e Anglisht folësve?
Katër vite më parë Organizata e Kombeve të bashkuara vendosi 23 Prillin si “Ditën e gjuhës Angleze”, datë e cila lidhet me ditëlindjen e kolosit të letërsisë Angleze dhe asaj botërore William Shakespeare. Për herë të parë këtë vit në Shqipëri do të ketë aktivete të ndryshme të cilat do të promovojnë rolin dhe rëndësinë që ka gjuha Angleze në zhvillimin e shoqërisë Shqiptare, sidomos në proçeset e integrimit të vendit tonë në KE dhe në institucione të tjera ndërkombetare.

Ku konsistojnë këto aktivitete?
Aktivitetet konsistojnë në promovimin e gjuhës Angleze, duke përfshirë sa më shumë mësues edhe nxënës. Këto aktivitete do të finalizohen në datën 22 Prill,  me një Konferencë të organizuar nga “Sidi Education”, Shoqata e mësuesve të gjuhës Angleze ELTA dhe grupi mediatik “A1 Report” dhe “Shqiptarja.com”, Konferencë e cila ka tërhequr vëmendjen e Kryeministrit i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Më tej në datat 25-27 Prill,  Shoqata e mësuesve të gjuhës Angleze ELTA organizon Konferencën Kombëtare, ku të ftuar janë me dhjetra lektore.

Cili është niveli i njohurive të gjuhës Angleze në shkollat tona dhe cilat janë reformat që stimulojnë një kualitet më të mirë në mësimdhënien e gjuhës Angleze?
Vitet e fundit kemi një rritje të nivelit të gjuhës Angleze në shkollat tona, kjo për disa faktorë ku padyshim rritja e cilësisë dhe kualifikimit të mësuesve, teksteve të gjuhës Angleze dhe përmirësimi i infrastrukturës së mësimdhënies së gjuhës Angleze në shkolla. Do të doja të qëndroja në të tre këta faktore:

Mësuesit, nëse do t’i referohemi shumë viteve më parë, mësimdhënësit e gjuhës Angleze i  gjenim edhe në qytete kryesore  me gjuhën Angleze të mbrojtur pra pa arsimin përkatës. Kualifikimet e mësuesve kanë një rol të veçantë në përmirësimin e cilësisë të mësimdhënies. Kualifikimet janë ofruar nga shumë institucione ku pa hezitim mund të përmend që bashkëpunimi i “Sidi Education” dhe “ELTA” në këto vite ka ofruar në çdo skaj të vendit kualifikime falas të mësuesve të gjuhës Angleze. “Sidi Education” ka sjelle lektore nga kompani prestigjoze në botë si “Express Publishing”, “Macmillan”, “American European Alliance for Education” etj, ndërsa “ELTA” me një ekip trajnerësh të certifikuar edhe nga Këshilli Britanik.
Tekstet e gjuhës Angleze, Reforma Altertekst bëri të mundur rishikimin e kurrikulave të gjuhës Angleze të cilat mundësuan që në shkollat tona nxënësit të kenë në duar tekste origjinale  nga botues të huaj, tekste me të cilat mësojnë dhe bashkëmoshatarët e tyre në bote. Sot në shkollat tona nxënësit kanë në dorë tekste po aq kualitative sa ato që bëjnë në kurset private.

Përmirësimi në infrastrukturën e mësimdhënies, Futja e teksteve të gjuhës Angleze nga kompani të huaja mundësoi që çdo mësues të ketë në dorë nga Express Publishing dhe Macmillan materialet shtesë për mësuesin, të cilat konsitojnë në udhëzues për zhvillimin e mësimit, libër testesh, libër gramatike, Cd-Audio, libër në format dixhital (interaktiv) etj. “Sidi Education” ka mundësuar në më shumë se 20 shkolla publike  në mbarë vendin të klasave dixhitale, si dhe dhurimin e qindra Cd-player, dvd-player, tv, video-projector dhe kompjuter duke u mundësuar nxënësve të shkollave që kanë përfituar nga këto projekte, një mësim bashkëkohor  në klasat e tyre.

Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com