Konsulli Bergesio: Gjuha italiane
nuk hiqet nga shkollat e Gjirokastrës

Konsulli Bergesio: Gjuha italiane<br />nuk hiqet nga shkollat e Gjirokastrës
GJIROKASTËR - Java e gjuhës italiane në Gjirokastër, ka mbledhur personalitete të artit dhe kulturës italiane dhe asaj gjirokastrite. 

Përgjatë gjithë javës që po mbaron, Konsullata e Nderit e Republikës së Italisë në Gjirokastër, ka organizuar një varg aktivitetesh që kanë pasur në epiqendër promovimin e kulturës italiane. 

java italiane

Këto aktivitete, kulmuan mbasditen e të enjtes, me konferencën “Nga fjala në melodramë” të organizuar në Universitetin e Gjirokastrës. Adriano Bassi gazetar, studiues arti si dhe drejtues i orkestrave të njohura në Itali dhe mjaft prezent në jetën kulturore të vendit fqinj, ka qenë i ftuari i nderit.

”Ndodhem këtu për të nxitur bashkëpunimin e artistëve italianë me ata shqiptarë. Kuptohet bashkëpunimi pra muzika është e përbërë nga një kolane e disa popujve si Moxart që vjen nga një kulturë tjetër që ka bashkëpunuar mjaft me italianët, ose Pucini që vendos të bashkëpunojë me dy shkrimtarë të mëdhenj njëri prej të cilëve Verga që ka punuar edhe me Maskanjin pra shihet qartë bashkëpunimi i muzikës dhe letërsisë, i muzikës dhe fjalës,”- është shprehur gazetari dhe muzikologu Adriano Basi.

java italiane
 
Ndërkaq konsulli i përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio për A1 Report, teksa theksoi rëndësine këtyre aktiviteteve, garantoi se gjuha italine nuk do të hiqet nga shkollat e Gjiokastrës.

java italiane

”Studimi i gjuhës italiane do të vijojë në Gjirokastër tek ato gjashtë klasa në shkollat e qytetit dhe qeverisë shqiptare do t’i kërkojmë të vijojë normalisht ky program mësimor me qëllim që këta fëmijë, të vazhdojnë në të ardhmen, studimet në Itali. Italianët bëjnë pjesë tek ata që besojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kjo falë edhe progresit të treguar dhe mbështetjes së kandidaturës së saj në BE, nga Italia,”-ka thënë Konsulli i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio.

java italiane


java italiane
Aktivitete te tilla u zhvilluan në disa qytete të vendit.

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje