Konsulli i nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë Ylli Ndroqi, u ka dhënë mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet forumit të parë ekonomik mes dy vendeve.
“Kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrëdhëniet Shqipëri-Meksikë. Ai do afrojë biznesin meksikan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë.
Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara 3 muajsh në Shqipëri ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan”, tha konsulli i nderit Ylli Ndroqi.
Kreu i Dhomës së Tregëtisë Jaka vlerësoi punën e bërë nga Konsullata e Meksikës në Shqipëri për prezantimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërsa Konsulli i nderit të Meksikës në Itali, Eleazar Velasco Navarro vlerësoi arritjet e bëra nga Shqipëria ndërsa vlerësoi edhe homologun e tij në Tiranë Ylli Ndroqi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)