VLORE- Sergio Strozzi është konsulli italian në Vlorë i cili pas 4 vitesh do të lërë qytetin bregdetar për tu kthyer në Romë duke marrë me vete dëshminë mbi sjelljen pozitive të popullit shqiptar në lidhje me bashkëjetesën e tij me arkitektin Stine Simone Mazzeto.
“Kam jetuar shumë qetë” dëshmon konsulli Strozzi në një intervistë të botuar sot për “Gazetën Shqiptare” ku pranon të rrëfehet për marrëdhënien me partnerin që e ka jetuar çdo ditë në Vlorë që prej ardhjes në 2008-tën. Strozzi e pranon se fillimisht ka qenë dyshues sesi mund të ishte reagimi i vlonjatëve kundrejt orientimit të tij seksual por më pas thotë se të gjithë njerëzit që e kanë njohur nuk e kanë pasur kurrë problem.
“E them për të gjithë qytetarët e LGBT-së pra për qytetarët shqiptarë me orientim të ndryshëm seksual nga shumica që kam jetuar shumë qetë. Të gjithë njerëzit që na kanë njohur mua dhe partnerin tim nuk e kanë pasur kurrë problem. Kemi qenë gjithmonë të mirëpritur dhe kemi marrë shumë respekt. Nuk kemi perceptuar kurrë asnjë lloj reagimi negativ as nga autoritetet lokale, as nga qytetarët as nga miqtë e shumë vlonatë e qytetarë të tjerë që kemi frekuentuar. Kjo është diçka shumë pozitive sepse është një prej kushteve që duhen përmbushur për integrimin në europë. “- thotë konsulli italian.
Më tej në intervistë konsulli thotë se “sjellja pozitive të popullit shqiptar, në këtë pjesë është shumë më e përparpuar nga ç’mund të mendohet duke e parë nga jashtë”, megjithatë fton për të bërë kujdes.
“Mendoj se ky është një mesazh i mirë për qytetarët shqiptarë me orientim “gay” ose “lesbike” sepse besoj se duhet kurajo që pak e nga pak, siç kemi bërë të gjithë, në këto vite, edhe si konsullatë me disa iniciativa në sektorin e mosdiskriminimit, duhet filluar ngadalë të largohet frika për të treguar indentitetin e për të luftuar për të drejtat e secilit. Duhet kërkuar mbrojtja e institucioneve dhe realizimi i aktiviteve për të futur një kulturë kundër diskriminit dhe integrimin tërësor mbi këtë problem. Dikush mund të thotë se mua më kanë pranua sepse jam konsull dhe kam tjetër autoritet, jam i huaj dhe vij nga jashtë. Ndoshta kjo është e vërtetë, roli im më ka mbrojtur dhe ka bërë që njerëzit të mos kundërshtojnë e të më pranojnë. Por besoj se nga mënyra sesi kam jetuar përkrah qytetarëve shqiptarë, jo vetëm unë por edhe partneri im, që vendi nuk ka probleme të këtij lloji, është një ftesë sigurisht me kujdes por të gjithë qytetarët shqiptarë duhet ta konsiderojnë këtë si diçka absolutisht normale dhe t’i pranojnë njerëzit për atë që janë në të gjitha fushat.”- nënvizon konsulli italian.
NDALNI BETONIZIMIN E BREGDETIT
Para largimit drejt Ministrisë së Jashtme në Romë ai rendit dhe problemet që i sheh në Shqipëri dhe çfarë duhet ndryshuar. Së pari vendi ka nevojë të modernizohet; korrupsioni, “i cili nuk është vetëm problem që pengon arritjen e integrimit në BE por është një problem i përditshmes i qytetarëve shqiptarë”- thotë Strozzi. Konsulli bën apel për ndalimin e mbindërtimit progresiv të bregut për të evituar shkatërrimin përfundimtar të tij.
“Vlora ka perspektivë për turizmin. Besoj se ka mundësi për të pasur një perspektiv të mirë në turizëm duke tërhequr jo vetëm turistët vendas e ballkanikë por dhe ata europianë. Por nëse shkohet më tej me ndërtimet nuk do të jetë më një pikë tërheqëse për një turizëm cilësor. Rrezikon të bëhet një qytet tepër i ndërtuar me shumë apartamente por që nuk do të ofrojë as kulturë, as shërbime dhe peisazhi do të transformohet.
Lidhur me 4 vitet e punës në krye të konsullatës Strozzi kërkon të sqarojë se nga viti 2008 deri më sot shërbimet për viza dhe legalizimet janë dhënë ose nuk janë dhënë në bazë të ligjit. “Askush nuk ka akuzuar kurrë me postin për të dhënë ose jo shërbimet e kërkuara”- nënvizon ai në intervistën dhënë për gazetarin Enrik Mehmeti.
Nga Vlora do të largohet duke marrë me vete përshtypjet më të mira për mikpritjen, zemërgjerësinë, mentalitetin mesdhetar, një kulturë e integrimit mesa racave e kulturave te fesë, dhe bashkëpunimin me autoritetet lolake dhe të sigurisë për organizimin e aktiviteteve gjatë këtyre 4 viteve.
(Foto: Sergio Strozzi dhe partneri i tij Stine Simone Mazzeto, foto nga Gazeta Shqiptare)
(su.ge/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com