Konsulli sirian Yahia Farwat
merr Albanian Airlines

Konsulli sirian Yahia Farwat <br />merr Albanian Airlines
TIRANE - Konsulli i nderit në Shqipëri i Sirisë, shtetit më të përfolur të Lindjes së Mesme, i cili zotëron i vetëm kompaninë e bllokuar ajrore Albanian Airlines pas tërheqjes së Ali Evsenit, ka shanse të zhbllokojë situatën për këtë subjekt të aviacionit civil, që ndodhet në pamundësi për të shërbyer në sektor pas heqjes së licencës së fluturimeve nga ministri Sokol Olldashi.

Pakkush e di se Yahia Farwat, që nga marsi i vitit të kaluar aksioner i vetëm, nëpërmjet kompanisë së tij të ndërtimeve në Shqipëri, i subjektit shqiptar të transportit ajror Albanian Airlines, i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë edhe shtetit sirian si një konsull nderi. Ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bamir Topi më 31 maj të vitit 2010, me dekretin nr. 6595, ndërkohë që ka vite që punon në vendin tonë, nëpërmjet Advanced Construction Group, ku bashkëshortja e tij Brixhilda është administratore.

Pas marrjes së 100 për qind të aksioneve prej tij, kompania ende nuk ka mundur të ngrejë në ajër avionët e saj, duke qenë se, sikurse pohon drejtori i ri i Aviacionit Civil Halil Hyseni (përfaqësues i PDIU-së), ajo ndodhet në proces gjyqësor për rifitimin e licencës, që iu hoq për shkak se pati vërejtje serioze nga ministria e Transporteve lidhur me plotësimin e kushteve të sigurisë. Pas kësaj, vijoi një varg procesesh shtrëngimi nga Tatimet, deri në largimin përfundimisht nga tregu shqiptar i ish-pronarit të kompanisë Ali Evsen, i cili më parë u përfol edhe për pastrime parash.

Megjithatë, duket se kësaj kompanie po i hapet drita jeshile për të rihyrë në sektorin e transportit ajror. Burime nga ministria e Transporteve bëjnë të ditur se kreu i Aviacionit Civil kohët e fundit ka bërë thirrje për më shumë operatorë vendas, ndërkohë që tregu është gati “i pushtuar” nga Belle Air, subjekt me lidhje me qeveritarët, i cili kontrollon 70 për qind të tij. Hyseni ka organizuar deri tani disa takime, si me drejtuesit e Belle Airit, ashtu edhe me kreun e Aeroportit të Rinasit Gebeken, duke bërë thirrje për të ulur çmimin e biletave për udhëtarët, që sipas tij, është i lartë, edhe si pasojë e mungesës së operatorëve të tjerë.

Drejtori është shprehur dje për median se futja e operatorëve të tjerë në këtë treg është e mirëpritur, pasi nxit konkurrencën, rrit sigurinë dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Sipas tij, deri tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtare të kompanive të interesuara. Ndërsa lidhur me rifutjen në treg të kompanisë ajrore Albania Airlines, e cila është pezulluar që në nëntor të  vitit 2011, Hyseni thotë se çështja është në gjykatë, pasi kjo kompani ka bërë padi ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil.


dokumenti i albanian airlines

(Lista e konsujve të nderit të vendeve të huaja në Shqipëri, në faqen e ministrisë së Jashtme, ku Yahia Farwati figuron konsull nderi i Sirise. )

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë