Ministria e Financës dhe Ekonomisë nisi dje takimet e drejtpërdrejta me palët e interesit për konsultimin e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”.
Zëvendësministri i Financës dhe Ekonomisë Elton Haxhi, gjatë takimit ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave të kontabilistëve, bëri një prezantim të përgjithshëm të ndryshimeve që do të sjellë ky projektligj, me qëllim modernizimin e sistemit fiskal.
Gjatë fjalës së tij, Haxhi u shpreh se projektligji do të sjellë një ndryshim edhe në komunikimin e pajisjeve fiskale, kryesisht për transaksionet me para në dorë, duke e kthyer nga një komunikim ditor në fund të ditës, në një komunikim në kohë reale, si dhe vlefshmëri të çdo transaksioni me para në dorë në kohë reale, me futjen e elementëve të tillë, siç është firma dixhitale për identifikimin e personit të tatueshëm.
Projekti parashikon që përveç faturimit të ndërtojë edhe një modul kontrolli për Administratën Tatimore. Sistemi i ri do të ofrojë edhe një regjistër të aktiveve të qëndrueshme, të cilët janë si rezultat i faturimeve, transaksione midis tatimpaguesve dhe njëkohësisht do të bëhet dhe marrja e informacionit nga bankat në lidhje me shlyerjen e transaksioneve pa para në dorë.
Gjithashtu, në fazën e fundit parashikohet ndërtimi i një regjistri për tatimpaguesit në lidhje me aktivet kryesore, pra përveç transaksionit të mallrave apo shërbimeve kemi dhe transaksione që kanë lidhje me aktivet e qëndrueshme.
Përfaqësuesit e shoqatave të kontabilistëve u shprehën se kanë nisur tashmë punën për njohjen me projektligjin për të dalë me pas me propozime konkrete. Kontabilistët vlerësuan këtë nismë të qeverisë, e cila pritet të modernizojë sistemin fiskal shqiptar.
Takimi i radhës konsultues do të mbahet në datë 22 gusht me përfaqësues të sipërmarrjeve që operojnë në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor, 16:06
-
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
30 Tetor, 16:45
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
30 Tetor, 14:49
-
Zhvlerësimi i valutave uli borxhin e huaj! Ministria e Financave: Në fund të shtatorit borxhi publik zbriti në 55.4% të PBB-së
30 Tetor, 11:43
-
Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
28 Tetor, 12:07