Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Haxhiu ka nisur me dërgimin e ftesave te partitë politike të Kosovës. Mediat vendase raportojnë se ditën e sotme Haxhiu ka dërguar një ftesë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe fton përfaqësuesit e këtij subjekti politik për takim në orën 15:00.
Nuk dihet nëse Haxhiu do t’i takojë veç e veç përfaqësuesit e partive politike apo bashkë. Në bazë të praktikave të kaluara, partitë kanë realizuar takime të ndara gjatë konsultimeve me Kreun e Shtetit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë si rezultat i mos zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Këto zgjedhje do të jenë të tretat në pak më shumë se një vit, pas atyre të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit të 2025.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare









