Trupi i njeriut nuk e depoziton vitaminën C, e cila sigurohet nga frutat dhe perimet. Kjo vitaminë është një element i domosdoshëm që ndihmon në rigjenerimin e përbërësve të gjakut, ndërsa vitamina E, me shumicë tek drithërat, lajthitë apo bajamet ndihmon në ruajtjen e strukturës qelizore.
Një mashkull me një trup mesatar ka nevojë për vetëm 4 miligramë vitamina në ditë, ndërsa një grua për 3 miligramë. Megjithatë, tableta që kanë qindra herë më shumë përqëndrim të vitaminës se sa doza e nevojshme tregëtohen lirshëm si suplemente.
Ndonëse antioksidenatët dhe vitaminat njihen edhe për cilësitë e tyre të mira në ngadalësimin e efektit të plakjes, një studim i Universitetit të Gllasgout, në Skoci, tregoi se mbidoza sjell efektin e kundërt, duke përshpejtuar plaken dhe rritur shanset e prekjes nga sëmundje të rënda në një moshë edhe më të hershme.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "Shëndeti" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)