Ndryshimi vjetor në muajin shtator është 1.7 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 2.6 për qind, duke qenë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 2-4% dhe duke lënë hapësia për një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit.
Krahasuar me muajin e mëparshëm, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.6 për qind. Rritja më e madhe prej 7.6 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Indeksi i nëngrupit ”fruta” shënoi një rritje prej 4.4 përqind.
Indeksi i grupit ”Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje mujore 0.9 për qind, por çmimi i naftës shënoi një ulje 0.3 për qind dhe çmimi i benzinës ulje 0.4 për qind.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)