Konsumimi i 5 filxhanëve çaj në ditë
ul rrezikun e kancerit të prostatës

Konsumimi i 5 filxhanëve çaj në ditë<br />ul rrezikun e kancerit të prostatës
Sipas studimeve, konsumimi i pesë ose më shumë filxhanëve çaj në ditë ul rrezikun e kancerit të prostatës. Konsumimi i kësaj sasie të çajit ul me 33% rrezikun e zhvillimit të kancerit në fazën e 4 të prostatës tek meshkujt.

Gjithashtu në fazën e dytë të zhvillimit të kancerit, ky rrezik reduktohet në 25% në krahasim me meshkujt që pinë vetëm një filxhan çaj në ditë. Arsyeja pse çaji ul rrezikun e zhvillimit të kancerit ka të bëjë me faktin se komponentët e çajit pengojnë formimin e qelizave të kancerit.

Faza e dytë është vendi ku tumori është rritur brenda gjendrës së prostatës, por që nuk është përhapur më shumë. Kurse në fazën e katërt, kanceri është përhapur në nyjet limfatike dhe tek kockat.

Shkencëtarët që kanë zhvilluar këtë eksperiment kanë analizuar të dhënat në mbi 52.279 burra dhe gjetën 3.362 raste të kancerit të prostatës, 1164 prej tyre ishin raste të avancuara. 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve