Konsumoni boronica
për kujtesë të fortë

Konsumoni boronica<br />për kujtesë të fortë
Boronica është një frut që ka mjaft dobi për shëndetin tonë.

Sipas studimeve të bëra në lidhje me të është arritur në rezlutatin se Boronica ndihmon në përmirësimin e të parit, pastrimin e arterieve, forcimin e enëve të gjakut, shtimin e kujtesës, ndalimin e infeksioneve të traktit urinar, në ruajtjen e kujtesës dhe forcës fizike si dhe në kontrollin e peshës trupore.

Sipas neuroshkencëtarit nga Tufts University, James Joseph, kur është fjala për mbrojtje të trurit nuk ka asgjë që mund ta bëjë më mirë efektin se boronica.

Në një artikull tjetër të publikuar në “Wall Street Journal” thuhet  se boronica ishte më e fuqishmja në efektin e kthimit të humbjes së kujtesës në një studim të kryer tek konsumuesit e moshuar të cilët silleshin si të rinjtë kur ushqeheshin me disa lloje frutash.

Sipas Institutit Amerikan për Hulumtime të Kancerit, thuhet kështu: “Tashmë e dimë se boronica është njëri nga burimet më të mira të antioksiduesve, substanca të cilat mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe zvogëlojnë dëmin qelizor që mund të çojnë drejt kancerit”.

A dëshironi të keni kujtesë të mprehtë?  Provoni boronicat.

Të ulni faktorët rrezikues nga të kancerit?  Renditini boronicat si pjesë të përditshme të dietës suaj.

Ekspertët sugjerojnë që boronicat t’i përdorni duke bërë ushqim, si komposto, xhem, verë të ëmbël, si dhe lëngje freskuese.

Për boronicat vlen të theksohet se janë shumë të pasura me vitaminën C, pastaj janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, bakër).

Në mjekësinë popullore boronica përdoret për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe në shërimin e infeksioneve urinare.

Sipas ekspertëve, ajo që është me shumë rëndësi, boronica ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut nëpër vena, si dhe duke e përmirësuar gjendjen e kapilarëve.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim