Konsumoni çokollatë, është e
shëndetshme për të gjithë trupin

Konsumoni çokollatë, është e<br />shëndetshme për të gjithë trupin
Çokollata është e mirë për trurin dhe është e shëndetshme për gjithë trupit. Shumë prej nesh kufizohen për të konsumuar këtë produkt për shkak të yndyrës që ajo ka. Por, mos u gënjeni, çokollata është vërtet e mirë dhe jo vetëm sepse shkrihet shumë mirë në gojë, por nëse atë e konsumojmë në sasinë e duhur atëherë ne do të jemi energjikë dhe do të na ndihmojë në largimin e stresit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të zezë, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndiheni shpirtërisht më mirë. Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj.

Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Por, ekzistojnë disa mendime të gabuara për çokollatën.
cokollate

Çokollata nuk është e vështirë për t`u tretur në stomak

Çokollata tretet shpejt në organizmin tonë. Por, si për të gjithë, edhe këtu vlen rregulli i të ngrënit me masë. Nëse konsumoni shumë, logjikisht kjo do të ndikojë në ngadalësimin e tretjes së saj.

Çokollata e zezë ka më pak kalori

Kjo përfundimisht nuk është e saktë. Si çokollata e qumështit dhe ajo e zezë kanë numër të njëjtë të kalorive, por çokollata e bardhë ka më shumë sheqer, por edhe më shumë kalcium.

Çokollata shkakton migrenën

Është e vërtetë se çokollata mund të ketë disa përbërës të cilët mund të nxisin migrenën, por bëhet fjalë vërtet për sasi të vogla të tiraminës. Janë të vogla gjasat që nga çokollata të vuani nga migrena.

Sa më shumë kakao, çokollata është më e mirë

Kjo nuk është e saktë pasi një sasi e madhe e kakaos nuk do të thotë se çokollata do të jetë më e shijshme. Bëhet fjalë për shije individuale. Por, më shumë kakao do të thotë edhe më shumë yndyra dhe pak më shumë kalori.

Nga çokollata mund të shëndosheni

Çokollata është e vërtetë se përmban sheqer dhe kalori. Por studimet kanë treguar se njerëzit me peshë të madhe, zakonisht nuk janë adhurues të çokollatave. Do të thotë se nëse nuk hani sasi të mëdha çokollate brenda ditës, nuk do të shëndosheni. Bëhuni të kujdesshëm dhe kënaquni!

Pse është e mirë për trupin tuaj

Rrit dhe përmirëson kolesterolin “e mirë”, paraqet një parandalim të mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa vlera e sheqerit nuk rritet në masë të madhe nga konsumimi i çokollatës.

Pse është e mirë për trurin tuaj

Ndikon mirë në gjëndjen tuaj shpirtërore. Ju jeni energjik dhe më të lumtur pas konsumimit të saj, dhe njëkohësisht ju mbron nga stresi.

(m.z/v.gj/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve