Konsumoni ujë! Ndihmon për ta
bërë trurin tuaj 14% më të shpejtë

Konsumoni ujë! Ndihmon për ta<br />bërë trurin tuaj 14% më të shpejtë
Britani – Nga një studim i Universitetit Lindor të Londrës, uji ndihmon për të rifreskuar trurin tuaj. Sipas studimit, kjo gjë është më e efektshme veçanërisht tek ata persona të cilët kanë shumë etje.

Në eksperiment morën pjesë 34 persona, mes të cilëve burra dhe gra. Përpara eksperimentit asnjëri prej tyre nuk kishte ngrënë apo pirë asgjë gjatë natës, dhe në fillim të eksperimentit u pyetën në qoftë se kishin etje.

Ata që ishin të etur, pasi kishin pirë një pije, rezultonin të ishin 14% më të shpejtë në aftësinë e të menduarit se më parë. Në rast të kundërt, domethënë në qoftë se nuk konsumoni sasinë e mjaftueshme të ujit, atëherë do ta keni më të vështirë për të menduar dhe truri do të artikulojë me vështirësi ato që ju mendoni.

Sipas studiuesit Edmonds Caroline, kafeja dhe çaji ndihmon gjithashtu për të mbajtur trupin të hidratuar.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit