Konsumuan vetëm çokollatë dhe ujë, dalin detaje nga helmimi i Abramoviç dhe dy negociatorëve rusë!  Oligarku rus humbi shikimin për disa orë

Konsumuan vetëm çokollatë dhe ujë, dalin detaje nga helmimi i Abramoviç dhe dy negociatorëve rusë!  Oligarku rus humbi shikimin për disa orë

Roman Abramoviç i cili me lejen e Kremlinit mori pjesë në fazën e parë të bisedimeve, Ukrainë –Rusisë, ka konfirmuar se është helmuar. Së bashku me dy negociatorët ukrainas për paqen, sipas WSJ, thuhet se ato konsumuan vetëm çokollatë dhe ujë para shfaqjes së simptomave.  Një person i katërt që kishte konsumuar të njëjtat produkte nuk shfaqi asnjë simptomë.

Sipas grupit investigativ të gazetarisë Bellingcat, dozat e toksinës nuk ishte e mjaftueshme për të vrarë Abramoviç dhe dy negociatorët rus dhe "me shumë mundësi kishte për qëllim t'i trembte ata" në vend që të shkaktonte dëme të përhershme.

“Bellingcat mund të konfirmojë se tre anëtarë të delegacionit në bisedimet për paqe, në mes të Ukrainës dhe Rusisë, të datës 3 dhe 4 mars 2022, janë përballur me simptoma si të helmimit me armë kimike. Në mesin e të prekurve ka qenë sipërmarrësi, Roman Abramovich”, ka thënë grupi në Twitter.

WSJ shkuan se pronari i Chelsea-t humbi edhe shikimin për disa orë, për shkak të dhimbjeve të forta, si edhe iu rrop lëkura. Të tre ato përjetuan simptoma të ngjashme me helmimin me armët kimike. Një tjetër gazetë, britanikja “The Guardian”, tha se miliarderi u shtrua në një spital në Turqi për t’u kuruar. 

Burimet e “WSJ” thanë se helmimi mund të ketë ardhur nga agjentë radikalë rusë, të cilët donin që të prishnin bisedimet e paqes, në mënyrë që lufta të vazhdonte.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak