Kontestimi i 25 prillit/ Topi në Report Tv: 'Luftë' e Bashës për të ruajtur karrigen e tij, nuk është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD

TIRANË- Kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, por nga ana tjetër futja në parlament, për Bamir Topin, është e gjitha një lojë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ruajtur karrigen e tij duke qenë se në korrik do të bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, duke mos pasur asnjë shpresë te kjo e djathtë, Topi tha se gjërat në PD po shkojnë gjithnjë e më keq, e për këtë bën fajtor Sali Berishën. Për Topin, ky i fundit kërkon që të ketë pronësinë e përhershme të PD-së dhe për këtë "në ndihmë po i vjen Basha".  

"I njoh këto zgjedhje dhe më duket melodi e vjetër që pas çdo humbje tentohet të justifikohet dhe ajo që unë po shoh, gjithë ajo lëvizje që duket si fushatë e dytë brenda pak ditësh nuk ka për qëllim që të deliigjitimojë rezultatin, faktin që janë shprehur ndërkombëtarët zgjedhjet janë legjitime, Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, ti do duhet të shkosh në të njëjtin gjest të mos njohjes së parlamentit. Këta nuk e thonë këtë, thonë nuk njohin zgjedhjet, por do futen ne parlament. Ndonëse çdo opozitë tenton që të bëjë rotacionin, por mendoj që suksesi më i madh i kësaj drame është rifutja në institucione. (...)Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij. Gjithçka luhet në ekgzocentizëm, por ka edhe dikë që është në hije ose jo, Basha nuk është liruar nga shefi i tij politik (i referohet Berishës). Dikush mund të thotë që Basha ka fituar autonominë, por interpretimi im është ndryshe, aty gjërat po shkojnë keq e më keq se nuk janë çliruar nga ajo psikozë që e ndjek PD prej shumë vitesh, që është një individ që do pronësinë e përhershme PD-në", tha Topi.

"Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë". I këtij mendimi është Bamir Topi për situatën brenda ish- partisë së tij, teksa thotë se problemi qëndron në faktin se opozita po shijon pushtetin e saj. Për këtë sjell një shembull, që protagonist ka Sali Berishën. 

"Nëse ti i gëzohesh pushtetit të opozitës, atëherë ca je ti për mua, kur ti mua ma rrëzon shpresën, kur ti gjatë kohës që njerëzit janë pa punë dhe ti demostron standard dukshëm, atëherë kjo është një tallje e madhe. Nëse Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë dhe sot, ka këtë, atë, atëherë ca besimi duhet të kem. Nëse ti ke besim te ai që të ka mashtruar je në nivel mizerabël ose është kulmi i naivitetit. I gëzon pushtetit të opozitës dhe është ekuivalent me pushtetin e kryeministrin, se ti ushtron presion te kryeministri, se lëshon këtë, merr atë dhe atëherë ti je i fuqishëm", tha Topi. 

Edhe pse ai është rreshtuar si një nga kritikët më të fortë të lidershipit aktual të PD-së, Topi është kundër "grupimit për PD" të krijuar së fundmi, pas zgjedhjeve të 25 prillit nga ish-demokratë. Ai tha se akuzojnë vetëm Bashën, duke shfajësuar Berishën ndonëse ishte ky i fundit që i përjashtoi nga partia. 

"Të gjithë këto gjë dalin, ato lloj kritikësh nuk kanë të drejtë morale, se tjetër gjë mendojnë dhe tjetër gjë thonë. Ato duhet të fusin në analizë edhe atë që qëndron pas kryetarit zyrtar (Berishën). Ato thonë se na përjashtoi Basha, jo Berisha, ca është kjo?", tha Topi në 'Repolitix'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
'Grupimi për PD'/ Topi: S'kanë asnjë të drejtë morale! Duhet të merren dhe me Berishën, jo vetëm Bashës se ai i përjashtoi nga partia

 

Bamir Topi është rreshtuar si ndër kritikët më të fortë të lidershipit aktual në Partinë Demokratike, por ka dalë hapur kundër "grupimit për PD-në, me në krye Bujar Nishanin. Kjo sepse sipas tij, ato bëjnë me faj vetëm Lulzim Bashën, ndërkohë që për Topin, ata nga partia i përzuri Sali Berisha.

"Të gjithë këto gjë dalin, ato lloj kritikësh nuk kanë të drejtë morale, se tjetër gjë mendojnë dhe tjetër gjë thonë. Ato duhet të fusin në analizë edhe atë që qëndron pas kryetarit zyrtar (Berishën). Ato thonë se na përjashtoi Basha, jo Berisha, ca është kjo? Kam qenë shumë korrekt. Si ka mundësi që Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, të mos futet në listë për deputet? po rrëzojnë bazat logjike të funksionim të një partie", tha Topi.

Ora 22:15
Topi: Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë, sot ka shumë prona! Pse duhet t'i besojmë? Basha po i gëzohet pushtetit të opozitës

 

"Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë". I këtij mendimi është ish- presidenti, Bamir Topi, duke thënë se nuk ka asnjë shprese të PD-ja. Kjo sespes sipas tij, kjo forcë politike me në krye Sali Berishën, po i gëzohet pushtetit që sjell të qenurit në opozitë. 

"Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë. Nuk kam shpresë as te PD dhe as te e djathta. Janë kthyer disa njerëz, ka qenë një term që ne e përdorim vite më parë, aristokracia e klasës punëtore. Pra sindikatat në marrëveshje me qeverinë në të gjitha problemet që kishte kapitalizmi përfaqësohej nga disa njerëz që nga forcat prodhuese u zgjodhën nga punëtorët dhe shkuan në supertrukturë. Shkonin për interesat e klasës punëtore dhe punonin për interesat e tyre. Nëse ti i gëzohesh pushtetit të opoztës, atëherë ca je ti për mua, kur ti mua ma rrëzon shpresën, kur ti gjatë kohës që njerëzit janë pa punë dhe ti demostron standard dukshëm, atëherë kjo është një tallje e madhe. Nëse Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë dhe sot, ka këtë, atë, atëherë ca besimi duhet të kem. Nëse ti ke besim te ai që të ka mashtruar je në nivel mizerabël ose është kulmi i naivitetit. I gëzon pushtetit të opozitës dhe është ekuiValent me pushtetin e kryeministrin, se ti ushtron presion te kryeministri, se lëshon këtë, merr atë dhe atëherë ti je i fuqishëm. Ka dalë nga shenja ideologjike e së djathës, ka dalë te një marrëdhënie që nuk është më marrëdhënie kredibilitetit. Sot në vend që të ketë një mea-cupla jo vetëm për këto zgjedhje, pse kanë ikur personalitete, atëherë nuk jemi në kushtet që ke një subjekt politik qëe funskion mbi bazën një prone private që ta jep në administrim, mbaje kur të them unë, ti do ikësh", tha Topi.
 

Ora 22:10
Ftesa e Ramës për Bashën që të zgjedhin presidentin e ri/ Topi: Do ishte hapi fatal për kryedemokratin

1620760776_topi3.jpg

Për Bamir Topin,  do ishte fatale për kryedemokratin Lulzim Bashën, nëse do pranonte ftesën e Ramës për të zgjedhur presidentin e ri, pa pasur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën.

"Bën mirë që nuk flet Basha, për një proces që e ka nisur mazhoranca, ai mund të kishte gojë nëse grupi i tij do ishte në parlament se do jepte mendimin e minorancës. Tani fatin politik të Komisionit dhe të votimin në parlament e kanë njerëzit e së djathtës që sot janë votat për Ramës. Pra nga kjo pikëpamje e gjej racionale që nuk flet apo që nuk i përgjigjet për ftesën për presidentin e Ramës. Nëse Rama hap një proces dhe e fut në rol për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, kjo do ishte hapi fatal për Lulzim Bashës. Pse? Se paragjykojnë një proces jo vetëm për votimin në parlament, por edhe vendimin e gjykatës Kushtetues", tha Topi në Report Tv.

Ora 21:45
Përplasja e Metës me Yuri Kim, Bamir Topi: SHBA aleat i vërtetë i Shqipërisë! Nuk bëjnë diplomaci, janë drejtpërdrejtë sepse s'kanë hile

Ndonëse nuk pranoi të komentonte gjuhën e përdorur nga Presidenti Ilir Meta gjatë fushatës elektorale, ish-Presidenti Bamir Topi tha se një kryetar shteti duhet të flasë me një fjalor të moderuar dhe se në atë pozicion është për të dhënë mesazhe për ruajtjen e qetësisë në situata të vështira.

I ftuar në "Repolitix", Topi u ndal edhe te marrëdhënia me SHBA, që i konsideroi aleatë të padiskutueshëm dhe të sinqertë të Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Ndërsa Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i shtetit, duke u nisur nga eksperienca e tij, tha se marrëdhëniet me ambasadorët e SHBA janë marrëdhënie me Amerikën. Sipas tij, SHBA nuk bën diplomaci dhe janë të drejtpërdrejtë sepse janë të vërtetë.

"Mund ta deklaroj solemnisht që unë aleat në 5 vite president nuk kam patur shqiptarët, sepse kam qenë mes dy zjarreve, zjarri i maxhorancës politike dhe një lojë tinëzare të opozitës së Edi Ramës. Ishin këta që shkuan deri në atë përplasje që mban vulën e 21 janarit dhe nëse unë kam patur aleatë të vërtetë që më janë gjetur në sekondë, janë SHBA. Janë aleatë të vërtetë. Unë në politikë kam kaluar situata të jashtëzakonshme. Këtu nuk është problemi individual, kur them kam patur aleatë të fortë SHBA, i kam patur si kryetar shteti dhe në mënyrë absolute aleatë të popullit shqiptarë. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Marrëdhëniet me ambasadorin janë marrëdhënie me SHBA. Nuk kanë nevojë amerikanët të bëjnë dipomaci, janë të drejtpërdrejtë sepse nuk kanë hile. Unë nuk besoj që ka marrëdhënie personale, të personalizuara me ambasadorët, nuk ka mesazhe personale kur ata kanë për të shprehur diçka në publik", tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari