Kontrabanda e naftës, Dogana e
"Berishës" e dinte prej 2 vitesh

Kontrabanda e naftës, Dogana e<br />
TIRANE - Administrata doganore e qeverisë Berisha kishte dijeni për kontrabandën e naftës por nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ndalimin e saj dhe dërgimin e rasteve për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme.

Detaji u zbulua nga Drejtoresha e re e Doganave Elisa Spiropali e cila sot në mesditë ishte në Prokurorinë e Përgjithshme për të zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Spiropali sqaroi për gazetarët se në takimin me Kryeprokurorin ishte folur edhe për dosjen e kontrabandës së naftës nga kompania "Ada Petrol"  në pronësi të kompanisë së Tonin Uldedaj,  vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 4 milionë dollarëve.

“ Pata dhe gjeta mbështetjen për të ndjekur deri në fund dosjet që kemi hapur dhe kemi ndërmend të hapim pas hetimeve që dogana dhe administrata doganore po bën dhe jam e bindur se kompletimi i dosjeve, përfundimi dhe dërgimi në gjykatë është i domosdoshëm. Sigurisht që folëm dhe për rastin e Lezhës. Kam nisur kërkesë personale Kryeprokurorit për ndjekjen e kësaj çështje dhe dërgimin e një taks force në prokurorinë e Lezhës. Do të vazhdojmë dhe me rastet e tjera me hetimet dhe dërgimin e tyre në prokurori”- tha Spiropali.

Drejtoresha e doganave zbuloi se ka ”Raste të tjera janë ende në proces hetimi” dhe se “për të gjitha rastet kur administrata doganore do të konstatojë do të dërgohen menjëherë në prokurori.”
 
Spiropali mohoi deklaratat se hetimet për kontrabandën e naftës kanë nisur nga administrata e kaluar.

“Është lehtësisht e verifikueshme. Hetimet janë bërë në momentin kur unë jam vendosur në krye të doganave dhe janë bërë me firmën time. Për gati 2 vjet administrata doganore nuk ka nisur asnjë rast në prokurori dhe ka pasur mundësi ta bëjë por se ka bërë. Ne jemi të vendosur ta bëjmë”

KONTRABANDA E NAFTES E ADA PETROL

Më 3 tetor Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e drejtuar nga Elisa Spiropali, zbuloi hedhjen e paligjshme në treg të 4400 tonë naftë nga nga kompania Ada Petrol në pronësi të kompanisë së Tonin Uldedaj,  vëllai i ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 4 milionë dollarëve.

"Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 lekë, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit"- thuhet në njoftimin për shtyp.

Pas kësaj kryetari i degës doganës Lezhë është pezulluar menjëherë nga detyra ndërkohë që për kompaninë ADA Petrol u dërgua dosja në prokurori për “kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”.

Para emërimit të Spiropalit, Drejtoria e Doganave drejtohej nga Flamur Gjymishka.

Redaksia online
(Suela Gera, Arsen Rusta/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë