TIRANE - Biznesmeni i naftës Adrian Xhillari, i akuzuar për kontrabandimin e 4.4 milionë litra naftë virgin, ka zeruar të gjitha llogaritë bankare dhe është larguar nga Shqipëria. Xhillari, që dikur administronte kompaninë “Tea Oil Italia” dhe “Tea Construction &Petrol” rezulton të mos ketë para në banka, pasi thuajse të gjitha llogaritë e tij i ka zeruar, duke i tërhequr kesh.
Një konstatim i tillë është bërë nga prokuroria e Fierit e cila po heton Xhillarin për kontrabandë nafte dhe falsifikim dokumentesh, njëherësh dhe për pastrim parash. Në kuadër të këtyre akuzave njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Fierit ka kërkuar të dhëna nga bankat e nivelit të dytë, por përgjigjia nga këto të fundit ka qenë se biznesmeni Adrian Xhillari tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nga zyra e interpolit, ka tërhequr paratë kesh. Pas marrjes së lekëve nga bankat, Xhillari ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar sot e kësaj dite nga policia e Shtetit, megjithëse ka një urdhër-arresti ndërkombëtar për të.
/Shqiptarja.com