Kontrabanda Virgin, dënohet
me 6 muaj burg Hajri  Elezaj

Kontrabanda Virgin, dënohet<br />me 6 muaj burg Hajri  Elezaj
TIRANE- Dënohet më 6 muaj burg Hajri Elezaj, biznesmi i kompanisë së naftës “Eurolil” i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin. Gjykata e Tiranës ka dhënë dje dënimin për Elezaj, i cili është gjetur fajtor vetëm për akuzën e “Falcifikimit të dokumentave”, ndërsa për sa i përket akuzave të ngritura nga prokurorja Danjela Sula, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, Elezaj është shpallur i pafajshëm. Për skandalin e kontrabandës së naftës virgin, gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm menaxherin e kompanisë “Euroil” Bledar Rama si dhe të pandehurin tjetër Dashamir Kasaj. Sipas burimeve të prokurorisë së kryeqytet sapo të zbardhet vendimi i gjykatës do i drejtohen me një apelim gjukatës së apelit Tiranë, ku do kërkojnë dënimin me burg të tre të pandehurve.

Sipas raportit të prokurorisë, bëhet fjalë për një sasi prej 200 tonë naftë virgin. E gjithë kjo sasi nafte, paraqitej se eksportohej në Gjermani, Itali dhe në pesë shtetetë të tjera porn ë fakt në asnjë rast nuk është bërë ndonjë dërgesë e tillë. E gjithë sasia sipas prokurorisë së Tiranës, është grumbulluar në depozitat e kompanië Euroil që administrohej nga Hajri Elezi dhe më pas sasia e naftës shpërndahej në pika karburanti ku dhe shitej me çmimin rreth 80 lekë të reja.Nafta e pa përpunuar virgin hidhej në depozitat e karburanteve dhe më pas tregtohej tek drejtuesit e mjeteve.

Lidhur me këtë ngjarje, njësia hetimore Task-Forcë, ka arrestuar dy vite më parë rreth 13 persona, ku një pjesë e tyre tashmë janë dënuar nga gjykata e Tiranës. Nëpërmjet kësaj skeme Hajri Elezaj, arrinte të fitonte rreth 1.2 milion euro falë rimbulsimit të TVSH, për shkak se e raportonte naftën sikur e eksportonte jashtë shtetit. Nëpërmjet kësaj tregtie, Elezaj arrinte të fuste në xhep shuma të konsiderueshme financiare, por plus këtyre, në fund të vitit merte dhe rimbulsimin e TVSH, që nga një përllogaritje e bërë nga prokuroria shkonte në rreth 1.2 milion euro .
 
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut