Katër gurë të çmuar diamanti janë sekuestruar dje në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve në automjetet e ardhura nga Ankona, Itali.
Policia ka ndaluar Dhionis Dervishajn 30 vjeç ndërsa gurët e çmuar që ai kishte me vete, arrijnë vlerën e 4400 euro, origjina e të cilëve nuk është e qartë.
Ndërkohë nga kontrolli në një tjetër automjet, u gjet e fshehur në bagazhe, një aparaturë elektronike që përdoret për detektimin e metaleve të çmuara, ndërsa një tjetër kontroll çoi në zbulimin e një sasie lënde narkotike.
“Dh. D., banues në Patos, Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), pa dokumentacion origjine apo fatura blerjeje. Gurët, 2 celularë dhe një shumë parash (euro dhe lekë) që u gjetën në automjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











O zot kontraband me 4400£ lum si me per policin qe kemi.
PërgjigjuTe sjellesh diamante nuk eshte e ndaluar me ligj ,vlera e tyre 4400 euro eshte nje vlere qe as nuk duhet deklaruar ne dogane se nuk arrin 10 000 €,,,ato djamante si duket ne foto shiten ne çdo dyqan te bizhuterive ne Itali ,,,,
Përgjigju