Kontraceptivët, Beqaj: Alternativë
e shëndetshme kundrejt aborteve

Kontraceptivët, Beqaj: Alternativë<br />e shëndetshme kundrejt aborteve
​Qeveria shqiptare siguron 100% mbulesën kontraceptive me fondet e veta për sektorin publik, pa qenë e varur nga ndihma e dhuruesve të huaj. Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në takimin me temë “Qasja e integruar ndaj shërbimeve të Planifikimit Familjar në Shqipëri”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, në bashkëpunim me USAID, Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA.

Nga viti 2010 e në vijim, Qeveria Shqiptare siguron 100% mbulesën kontraceptive me fondet e veta për sektorin publik, pa qenë e varur nga ndihma e dhuruesve të huaj, por këtu, dëshiroj të përfitoj nga rasti për të falënderuar të gjithë partnerët dhe veçanërisht USAID-in dhe UNFPA-në, për mbështetjen e ofruar që në vitin 1996 në këtë drejtim” tha Beqaj.

Beqaj gjithashtu shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka filluar filluar përpjekjet për adoptimin e konceptit “Total Market Approach” – ose “Qasja Tërësore e Tregut”, – e cila merr në konsiderate rolin e sektorit publik, sektorit tregtar dhe organizatave jo-qeveritare në sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm të popullates me kontraceptivë”.

“Kontraceptivët modernë, të sigurt dhe efektivë, duhet të bëhen pjesë e stilit të jetesës së njerëzve, si një alternativë e shëndetshme kundrejt aborteve”, e mbylli fjalën e tij z. Beqaj.

Takimi në fjalë u organizua në prag të “ Ditës Ndërkombëtare të Kontracepsionit”, e cila mbahet çdo vit më 26 shtator. Misioni i saj është të përmirësojë ndërgjegjësimin rreth të gjitha metodave të kontracepsionit, për të mundësuar që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, për të pakësuar numrin e rritur të shtatzënive të paplanifikuara, aborteve dhe Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas