Rikthehet sot sezoni i ri i emisionit Kontrast me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Aktualiteti dhe personazhi politik i ditës do të jenë edhe këtë sezon në qendër të emisionit Kontrast çdo të hënë dhe të enjte ora 19:00.
Zhvillimet në mazhorancë dhe mundësia për ndryshime në qeveri do të jenë në fokus të emisionit të parë për këtë sezon sot pasdite në orën 19:00. I ftuari i ditës është Erion Braçe, një nga deputetët më të vjetër të PS përballë analistit Lorenc Vangjeli.
A do të ndryshojë Rama qeverinë e tij? Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e socialistëve? Për të gjitha këto tema sot pasdite në orën 19:00 në emisionin Kontrast me deputetin Erion Braçe përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli.