Kontrastet e vendimeve të gjyqtares Hoxha, nxorri Doklen me burg përjetë, refuzoi të dënuarin me vetëm 1 vit larg lirisë

Kontrastet e vendimeve të gjyqtares Hoxha, nxorri Doklen me burg përjetë, refuzoi të dënuarin me vetëm 1 vit larg lirisë

Murat Masha dhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Vendimet e gjykatave tregojnë se gjyqësori dhe sistemi i Shërbimit të Provës në burgje, është kthyer në estradë, ku i dënuari me burgim të përjetshëm lirohet nga burgu, ndërsa një i dënuar që i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit burgim qëndron në qeli. Çudia ka ndodhur sërish në gjykatën e Krujës, ku e njëjta gjyqtare Enkeleida Hoxha, që liroi me kusht Doklen në 14 janar 2020, 14 ditë nga ky vendim lirimi, refuzoi në 28 janar 2020 të lirojë me kusht nga burgu i Fushë-Krujës Murat Mashën, i dënuar me 7.6 vite për “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim.

Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit të përpiluar nga burgu Fushë-Krujë, deri në datën 10 janar 2020 Murat Masha ka vuajtur 6 vjet e 5 muaj e 19 ditë burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 11 ditë burgim. “Sjellja e këtij të dënuari është e mirë konform rregullores së insititucionit, nuk është ndëshkuar me masë disiplionore, ruan marrëdhënie korrekte me personelin dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme me karakter social dhe edukativ”, - thuhet në vlerësimin e burgut.

Ndërsa Shërbimi i Provës në burgun e Fushë-Krujës që një muaj më parë kishte qenë dakord për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, për rastin e Murat Mashës, ka paraqitur në gjykatë raportin e vlerësimit se: ”nuk është dakort që të denuarit Murat Masha t'i pranohet kërkesa “Lirim me kusht”. Nisur nga ky raport vlerësimi nga Shërbimi i Provës, por dhe duke shtuar argumentin e gjyqtares Enkeleida Hoxha se Murat Masha paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi është dënuar për vjedhje, ajo në 28 janar 2020 ka vendosur të mos lirojë me kusht Murat Mashën, duke bërë që ky i fundit të vijojë të vuajë dënimin e mbetur prej 1 vit burgim.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisi: 07/02/2020 18:39

    Pse se arreston kete gjyqtaren edi rama ,,qe liron kriminele,,kjo tregon qe edi eshte urdheruesi i ketyre lirimeve.....

    Përgjigju
  • Tipi: 07/02/2020 12:46

    Nuk vihen dy raste te tilla per krahasim. Nje qe grabit me arme ka me shume gjasa te vrase sepse ka insintktin e mbijeteses dhe qytetari I thjeshte e ha kot. Viktime bie kushdo. Ndersa ai tjetri I ka shenjestrat e miremenduara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela