Kontrata, De Biasi luan me dy porta

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka trembur Federatën Shqiptare të Futbollit përsa i përket rinovimit të kontratës aktuale edhe për dy edicione të tjera që përfshijnë eliminatoret e kampionatit Evropian Francë 2016. Trajneri italian në një intervistë për mediat ‘axurre’ ka bërë një rezyme të gjatë përsa i përket arritjeve këtë edicion të eliminatoreve të Brazilit, rinovimit, por edhe ofertave të tjera që mund të ketë.

“Këtë edicion kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë me një grup që premton shumë për të ardhmen. Arritëm të përballeshim me dinjitet dhe të barabartë me shumë ekipe të forta duke arritur të kapërcejmë edhe 40 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA, e cila është një tjetër arritje për Shqipërinë. Kemi punuar me një grup që përfshinë afro 40 futbollistë të cilët janë të rinj të talentuar që luajnë në shumë ekipe të njohura në Evropë. Puna nuk është e lehtë, pasi futbollistët luajnë në Liga të ndryshme, por eksperienca me Shqipërinë është e madhe” shprehet italiani.

Tekniku tremb përsa i përket rinovimit duke luajtur me dy porta, pasi fillimisht deklaron se është në negociata për arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Shqipërinë, por në fund shton se është i gatshëm që të shqyrtojë cdo ofertë që do të vijë nga cdo klub apo ekip përfaqësues që do të vijë në drejtim të tij. “Unë jam duke rinovuar me Shqipërinë edhe për dy edicione të tjera që përfshijnë eliminatoret e Francës, por nëse më vjen një ofertë tjetër jam gati që ta shqyrtoj. Dëshira është që të punoj me një projekt afatgjatë” përfundon De Biasi.

Tani pritet përgjigja që De Biasi do t’i kthejë Shqipërisë për kontratën e re, finalja e bisedimeve pritet të jetë para ndeshjes me Qipron. Në mediat italiane emri i trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit lidhet edhe me emrin e ekipit të Lacios, pasi presidenti Lottito ka një marrëdhënie të mirë me De Biasin, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ky i fundit të zërë vendin e Petkovic.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën