Në fund të këtij sezoni Real Madrid do t’i përfundojë kontratë me kompaninë e veshjeve ‘Adidas’ që prodhon uniformat e klubit ‘galaktik’. Gjithsesi siç raportohet nga Spanja palët kanë gjetur marrëveshjen për të vazhduar sërish bashkë, veçse këtë herë me shifra të ndryshuara të cilat kalojnë çdo kufi të asaj që paramendohej pak vitë më parë.
‘Marca’ shkruan se Real Madrid ka arritur marrëveshjen me ‘Adidas’ për rinovimin e kontratës në 12 vitet e ardhshme nga e cila madrilenët do të përfitojnë 1.4 miliardë dollarë, ose 150 mln në vit.
Kjo kontratë do ta bëjë Real Madridin klubin më të paguar në botë nga firmat e veshjeve. Më herët kontrata më e lartë ishte ajo ndërmjet Barcelonës dhe Nike, me katalanasit që përfiton 1 miliardë dollar.