/ATSH/.- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit në Kosovë, që t'i japin kohë për trajtimin dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Sipas KosovaPress, ai tha se nga të gjitha kërkesat, vetën ajo për pagat ka mbetur pa u plotësuar.

Greva e cila ka filluar sot në mësimin parauniversitar në gjitha shkollat e Kosovës, nuk ka mbetur në vesh të shurdhër, madje është komentuar edhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili tha se për grevë janë duke biseduar me të gjitha sindikatat.

Ai tha se nga kontrata kolektive të gjitha kërkesat janë plotësuar, përveç asaj të pagës për mësimdhënësit.

Këto komente, Bajrami i bëri gjatë vizitës që pati në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ian Cliff.